Akuza hetim paralel për pasurinë
e Mëhillajve, të ndalohet tjetërsimi

Akuza hetim paralel për pasurinë<br />e Mëhillajve, të ndalohet tjetërsimi
TIRANE- Ngritja e 6 akuzave për akte terrorizmi dhe financim të veprimeve terroriste, ka bërë që Prokuroria e Krimeve të Rënda, të nisin një hetim tjetër paralel me këto vepra penale, ndaj kushërinjve Andon dhe Genis Mëhillaj. Që prej kësaj mesjave, hetuesit kanë filluar hetimin pasuror ndaj dy të dyshuarve, duke kërkuar informacione për gjëndjen financiare të Mëhillajve, me qëllim sekuestrimin e çdo pasurie, përpara se ajo të tjetërsohet nga persona të tretë apo të shitet.

Nisur nga këto rrethana, me anën e një shkrese drejtuar zyrës së pasurive të paluajtshme, ministrisë së Transporteve, Qëndrës Kombëtare të Rregjistrimit dhe disa institucioneve të tjera si bankave të nivelit të dytë, organi i akuzës kërkon informacion lidhur me identifikimin e çdo pasurie që ekziston në emër të Genis dhe Andon Mëhillajt apo dhe të familjarëve të tij. Mësohet se çdo pasuri që do verifikohet do kërkohet sekuestrimi i saj në gjykatë.

Veprimtaria kriminale
Sipas burimeve të prokurorisë, pasuria e dy kushërinjve dyshohet se është vënë si pasojë e aktivitetit kriminal, ndaj është kërkuar verifikimi i saj. Deri në këkto momente, dy kushërinjtë janë të dyshuar për 6 akuza shumë të rënda si “Aktet terroriste”, “Financimi i terrorizmit”, “fshehjen e fondeve dhe pasurisë”, “mallrave të tjera që financojnë terrorizmin”, “Dhënia e informacioneve nga persona që ushtrojnë funksione publike ose personat në detyrë ose në ushtrimin e profesionit”,”prodhim ilegal dhe mbajtjen e armëve dhe municioneve ushtarake” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Tashmë vetëm Andon Mëhillaj është vetëdorëzuar në prokurori ndërkohë që i afërmi i tij Genis Mëhillaj,ende ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Sekuestro 2 objekteve
Hetim pasuror Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar dhe ndaj të penduarit të drejtësisë, vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Momentalisht këtij të fundit i është sekuestruar një apartament në Vlorë dhe një lokal në këtë qytet. Të dyja pasuritë i ka përfituar nga Andon Mëhillaj dhe Marjon Mitro, pasi është porositur nga ata për vrasje. Veç këtyre dy pasurive është sekuestruar dhe një shumë prej 100 mijë euro.

Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK