TIRANE-16 vite burg është kërkesa e prokurorisë ndaj Kristjan Marinajt të gjykuarit në mungesë si bashkëpunëtor i ish-deputetit Mark Frroku në vrasjen e vitit 1999 të Aleksandër Kurtit në Belgjikë.
 
Pretenca e Marinajt u bë shkak dhe për shtyrjen e pretencës ndaj ish-deputetit pasi të njëjtët prokuror përfaqësuan akuzën në seancën ndaj Marinajt.
 
Procesi ndaj ish-deputetit u shty për më 28 shkurt ora 13:00, ndërsa prej më shumë se 1 viti gjykim Marinaj e Frroku janë të dyshuar për vrasjen e Kurtit.
 
Kjo seancë ndaj Marinajt u zhvillua pa praninë e mediave dhe pse më parë ishte vendosur një seancë publike me dyer ta hapura, por me një vendim të paprecedentë gjyqtari Lazër Sallaku nuk pranoi që gazetarët të ishin në sallë.

kristjan
(Kristjan Marinaj)

mark frroku ne gjykate
Mark Frroku në gjykatë

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com