Vendimi për pezullimin e punimeve nga INUK në bulevardin e ri të Tiranës, ka sjellë reagimin e Bashkisë së kryeqytetit e cila ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal kundër kreut të INUK Zyhdi Dajti.

Kallëzimi është bërë pak kohë më parë dhe që prej disa ditësh, Prokuroria ka vendosur të regjitrojë procedimin penal, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore rreth kësaj çështje. Zyhdi Dajti eshte personi qe ka firmosur vendimin e bllokimit të punimeve në Bulevardin e Ri të kryeqytetit.

Ky vendim, sipas denoncimit bie ndesh me vendimin e Gjykatës Administrative që lejonte vazhdimin e punimeve. Prokuroria do të sekuestrojë të gjitha shkresat që lidhen me zgjatimin e bulevardit dhe me bllokimin e punimeve.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)