Akuza për krime kundër njerëzimit
Putin: Retorikë e pakuptimtë

Akuza për krime kundër njerëzimit<br />Putin: Retorikë e pakuptimtë
“ Kjo është një retorikë politikë e cila nuk ka kuptim dhe nuk ka sjellë asnjë dobi  për situatën aktuale në Siri” ishte kjo deklarata që dha presidenti Putin pas zërave se Moska mund të akuzohet për krime lufte pas bombardimeve në Alepo. Gjatë një interviste për television francez TF1 kreu i Kremlinit u shpreh se  Perëndimi është përgjegjës për situatën në rajon.

Këto deklarata vijnë pasi ishte pikërisht presidenti frances Hollande i cili tha se Rusia mund të përballet me akuzta për krime kundër njerëzimit.  Madje pak ditë më parë Putin anuloi vizitën e tij me homologun francez duke shtuar zërat e tesnioneve.

SHBA ka akuzuar Rusinë se ka drejtuar bombardimet në Alepo gjatë sulmit në shtator ku humbën jetën 20 persona. Gjatë intervistës Putin u shpreh  se ishte i bindur që partnerët perëndimor dhe sigurisht SHBA ishte përgjegjëse për situatën. Ai tha se Rusia po lufton terroristët në Siri që përdorin civilët si mburoja.

“ Ata nisën një rezolutë që e dinin që nuk do të kalonte, përse e bënë, për të shtuar histerinë ndaj Rusisë” shtoi Putin.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor