I akuzuar për abuzim me tenderat për supervizimin e katër komisariateve të policisë, ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca i vetmi nga 15 të pandehurit që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Përmes avokatit të tij, ish-deputeti socialist ka kërkuar të gjykohet me procedurën e zakonshme dhe nga ana tjetër për të, të kalojë çështja në Gjykatën Penale Tiranë, pasi ai ka humbur statusin si subjekt i posaçëm.
Këtë të hënë, seanca gjyqësore u shty për shkaqe procedurale, ndërsa çështja ka kaluar për gjykim në themel.
Plarent Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK më 25 tetor për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”. Procedurat e këtij tenderi janë kryer në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj.
13 prej të pandehurve kanë akuzën e "shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, kurse 3 të tjerë të "falsifikimit
të dokumenteve", e kryer në bashkëpunim.
Komente








