GJKKO pranoi kërkesën e ish-deputetit të PS Plarent Ndreca për tu gjykuar me gjykim të zakonshëm, ndërsa rrëzoi kërkesën e tij për shpalljen e mos kompetencës së gjykimit nga GKKO.
Me këtë vendim, Ndreca do gjykohet i vetëm në GJKKO, ndërsa 15 zyrtarët e tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave do të gjykohen me procedurën e shkurtuar.
Plarent Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK më 25 tetor për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”. Procedurat e këtij tenderi janë kryer në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj.
13 prej të pandehurve kanë akuzën e "shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, kurse 3 të tjerë të "falsifikimit të dokumenteve", e kryer në bashkëpunim.
Komente












Hajdut, hajdut dhe vetem hajdut me kollare. Pa pike turpi del dhe jep mend neper studio televizive, sikur nuk ka ndodhur gje. Ptuuu rrace e poshter.
PërgjigjuOre si ka mundesi ky robi ende s'eshre denuar nga gjykata???? A jane ne terezi?
Përgjigju