Akuza për falsifikim dokumentesh dhe nepotizëm, gjykata shpall të pafajshme kryebashkiaken e Romës
Virginia Raggi, kryebashkiake e Romës
Virginia Raggi, kryetare e bashkisë së Romës është shpallur e pafajshme nga Gjykata në seancën e zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytetin Italian. Raggi akuzohej për falsifikim të akteve publike në procesin hetimor kundër shefit të kabinetit të saj, Raffaelle Marra, i akuzuar për abuzim detyre duke emëruar vëllain e tij në postin e Drejtorit të Departamentit për Turizmin në Bashkinë e Romës. Prokuroria e Romës përfshiu në hetimet e saj dhe kryebashkiaken Raggi duke kërkuar 10 muaj burg për falsifikim aktesh publike në emërimin e këtij posti të rëndësishëm në administratën e Romës. Vetë kryebashkiakja ka qenë e pranishme në procesin gjyqësor në ngarkim të saj, ku është dhënë vendimi se "falsifikimi për të cilin akuzohet Virgjinia Raggi nuk përbën krim." Nuk është ndalur të komentojë titullarja e institucionit të bashkisë së Romës pas këtij procesi.
"Vendimi i sotëm hedh poshtë dy vite baltë që janë hedhur ndaj meje", ishte komenti i parë i kryebashkiakes Raggi, e cila shtoi se do eci përpara me kokën lart në Romë, në këtë qytet të dashur për të e për banorët e tij. Kam bërë gjithçka me korrektësi e transparencë, tha ajo, e në të mirë të qytetit. Besoj në punën time e në impenjimin konstant ndaj një projekti të nisur më 2016 kur m'u besua drejtimi i qytetit që adhuroj."
Ndaj vendimit të gjykatës së Romës është shprehur i kënaqur dhe zëvëndëskryeminstri e lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio, i cili në një postim në facebook shkruan: "Forca Virginia. I kënaqur se të kam mbrojtur e të kam besuar gjithmonë."
Gjithashtu dhe aleati qeverisës i 5 Yjeve, Matteo Salvini, ka komentuar se "pafajësia e kryetares së bashkisë së Romës, Virgjinia Raggi është një lajm i mirë. Është e drejtë që qytetarët të gjykojnë administrimin e qytetit në bazë të cilësisë së jetës e jo të hetimeve boshe si rezultuan në këtë rast."
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.2%
-
Jo
47.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.1%
Vota total: 1628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
22 Janar, 17:42
-
Në kërkim prej 9 janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali (EMRI)
20 Janar, 09:21
-
Romë/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave memorandum mirëkuptimi me simotrën italiane
13 Janar, 15:27
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Sot derbi Roma - Lazio, policia sekuestron thika dhe sende të forta nga tifozët ultras
5 Janar, 18:22
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor 2024, 10:46
-
Romë/ Ngacmonte seksualisht nxënësen e mitur italiane në autobus, arrestohet 37-vjeçari shqiptar!
8 Dhjetor 2024, 10:17
-
Tirana merr çmimin ‘Kryeqyteti i inovacionit’ në Romë, Veliaj: Krenar për këtë arritje
5 Dhjetor 2024, 14:39
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet (DETAJET)
28 Nëntor 2024, 12:15
-
“Më shpëtoi vajza shqiptare...” - Rrëfimi i Elsa Lilës: Si donin të më vrisnin në burg!
13 Nëntor 2024, 12:23
-
Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, qendrat mbeten bosh, largohen 50 agjentët e parë! Do rimodelohet struktura
13 Nëntor 2024, 07:51
-
Marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë, Meloni: Hera e parë që kam marrë kërcënime nga trafikantët! Çelësi për bllokimin e migracionit të parregullt
31 Tetor 2024, 19:55