Këngëtari dhe personazhi i njohur i muzikës dhe showbizz, Luiz Ejlli, nuk i ka shpëtuar ende përballje me drejtësinë, për akuzën e falsifikimit.
Gjykata e Lartë ka rikthyer edhe një herë çështjen ndaj tij, në Gjykatën e Apelit, pasi kjo e fundit e kishte shpallur të pafajshëm. Çështja do të rishqyrtohet nga një tjetër trup gjykues.
Çështja mbërriti në Gjykatën e Lartë pas rekursit të paraqitur nga Prokuroria, e cila e akuzon Luiz Ejllin se gjatë periudhës kur i ishte hequr licenca e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të një një personi, Fatmir Avdurramani.
Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim, por pak muaj më pas Gjykata e Apelit në Tiranë e shpalli të pafajshëm.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
larg duart nga luiz mreti.
Përgjigju









Komente
Komento