Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE, Erzen Breçani dhe tre të tjerët nesër merren në pyetje në GJKKO

Ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani, shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe oficerja e kufirit Jonida Babameto të arrestuar për trafik droge e grup kriminal do të jenë nesër në gjykatë

Mësohet se seanca do të mbahet nesër ora 09:30.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim Erzen Breçani, ish-zv/drejtori i Sigurisë në Policinë e Tiranës, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës dhe Besmir Murati. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje do të zhvillohet në datë 23 nentor 2023 ora 09:30" thuhet në njoftim.

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.

Më 17 nëntor 2023 GJKKO firmosi 11 urdhërarreste nga të cilat 5 u ekzekutuan mbrëmjen e 20 nentorit, ndërsa 6 janë në kërkim. Dyshohet se 4 prej tyre ndodhen në Spanjë. 

Të arrestuarmë 20 nentor 2023
1-Erzen Breçani, ish-zv/drejtori i Sigurisë në Policinë e Tiranës
2-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
3-Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës
4 Besmir Murati

Masë 'detyrim paraqitjeje'
5-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri) 
6- Ismail Zeneli
7-Ervin Mata - biznesmen 
8-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
9-Bajram Grabova 
10-Artan Sulejmani
11-Albert Prenga

Akuzat e SPAK
-Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje
-Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
-Prodhimi dhe shitja e narkotikeve, Trafikimi i narkotikëve
-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
-Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Sipas SPAK grupi kriminal dyshohet se ka lidhje me disa episode të sekuestrimit të trafikimit të lëndeve narkotike në Holandë, Brazili, Kolumbi, Spanjë si dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian si dhe sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Shqipërisë si dhe raste të pastrimit të parave.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi e ftuar në “Studio Live” në Report TV me Arbër Hitajn deklaroi dje se dyshohet se koka e grupit kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine në vende të Evropës dhe kryesisht nga vende të Amerikës Latine që nga viti 2021, dyshohet se është Ervin Mata.

Bëhet fjalë për 4 raste sekuestrimi droge

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;

Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani

"Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian" informoi dje SPAK.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Java e Europës, Muzhaqi: Të rinjtë shqiptarë janë Europë!

Java e Europës, Muzhaqi: Të rinjtë shqiptarë janë Europë!