HOLANDË- Një 33-vjeçar shqiptar i identifikuar si Xhevdet Plaku i shpallur në kërkim që prej 22 shkurtit është arrestuar nga policia holandeze. Shqiptari me nofkën “Akili” përdorte edhe 25 identitete të ndryshme gjatë kohës kur udhëtonte nga Amsterdami.
“Akili” njihet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.
“Hermes” ishte kokaina më e pastër e më pas vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’. Përveç shqiptarit, në pranga kanë përfunduar edhe 56 persona të tjerë, anëtarë të tre bandave të tjera por që ishin të lidhura së bashku dhe që shef kishin Xhevdet Plakun.
Plaku ishte ekstraduar nga Shqipëria më 10 janar për shkak se dyshohej se ishte autori i vrasjes së bashkëkombësit Saimir Sina më 11 qershor të vitit 2004. Atë kohë prita u cilësua si një larje hesapesh mes bandave shqiptare për kontrollin e prostitutave që punonin përgjatë zonës së Aurelitës.
Pas proceseve gjyqësore, më 22 shkurt 2013 Plaku u lirua për mungesë provash. Pas një dyshimi se Plaku ndodhej në Holandë, Gjykata e Savonës lëshoi një urdhërarresti më 22 mars dhe për këtë arsye u krijua një bashkëpunim i ngushtë me Interpol dhe Eurojust (Njësia Evropiane e Bashkëpunimit Gjyqësor).
Më 15 prill, policia italiane njoftoi atë holandeze për vendndodhjen e Plakut dhe pas një prite të ngritur në aeroport arritën që ta kapin shqiptarin. Plaku përveç dënimit në Itali, do të duhet të kryejë 22 vjet burg për vrasje edhe në Shqipëri.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
83.1%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulm me thikë në qendër të Amsterdamit, 5 të plagosur, arrestohet agresori (VIDEO)
27 Mars, 16:37
-
Itali/ Zbardhet EMRI i shqiptarit të arrestuar për vrasjen e rumunit më 2020! I dënuar me rreth 23 vite burg, shkak pazaret e drogës! E goditi 30 herë me thikë pas shpine
27 Mars, 16:00
-
Itali/ Vrau pronarin e tabakinos me kaçavidë në grabitje, arrestohet pas një viti shqiptari! Përgjimet, gjurma e ADN dhe filmimet e ‘tradhtojnë’, ja çfarë i tha gruas (EMRI)
27 Mars, 14:36
-
I tërhoqi flokët gazetares që po e pyeste, ish-kryeministri italian kërkon ndjesë: Bëra gabim! Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim
27 Mars, 12:39
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
Itali/ Autobusi turistik bie në lumin Po në Torino, humb jetën shoferi, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit pasi mund të ketë pësuar infarkt
26 Mars, 18:42
-
Itali/ Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim! U kap pas rikthimit në Fermo për një problem familjar (FOTO)
26 Mars, 18:17
-
Incidenti i paprecedentë! Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq flokët gazetares (VIDEO)
26 Mars, 17:20
-
Dasma miliona dollarëshe e Jeff Bezos/ Biznesmeni amerikan 'rezervon' Venecian, të gjithë taksitë e qytetit në dispozicion për të ftuarit
26 Mars, 16:56
-
Anëtar i grupit të mafiozit turko-kurd në Itali, shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg për narkotrafik dhe armë, 13 të pandehur në gjyq! (EMRI+FOTO)
26 Mars, 16:32
-
Itali/ Krijoi një rrjet të shpërndarjes së drogës, shqiptarit i sekuestrohet pasuria me vlerë mbi 300 mijë euro! Zbulohet sesi funksiononte banda e 'Shefit të madh'
26 Mars, 13:13
-
Itali/ Ishte duke punuar në një fabrikë stampimi, humb jetën në punë 22-vjeçari shqiptar (EMRI)
25 Mars, 21:20