Akuza për zbulimin e dëshmitarëve, mbahet sot seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Akuza për zbulimin e dëshmitarëve, mbahet sot seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Gjykata Speciale në Hagë ka bërë me dije se konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt mbahet sot me fillim në orën 15:00.

Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj u konfirmua më 14 dhjetor 2020.

Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja