Protesta “Jo në emrin tim”, e mbajtur këtë të enjte në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara, përfundoi pas disa orësh.
Në përfundim të tubimit, 120 pako me projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara u dorëzuan në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Pakot u dërguan nga Çlirim Haziri dhe fëmijët e dëshmorëve.
Pas përfundimit të protestës, qytetarët u shpërndanë në mënyrë të qetë.
Lajmi kryesor:
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, protestë kombëtare në Kosovë! Mijëra qytetarë në shesh: Liria nuk ka parti politike
LAJMET MË TË VLERËSUARA










