Akuza se ndërhyri për dënimin e kundërshtarit të tij 6 muaj para zgjedhjeve, Erdogan: Qytetarët të mos injorojnë vendimin e gjykatës

Akuza se ndërhyri për dënimin e kundërshtarit të tij 6 muaj para zgjedhjeve, Erdogan: Qytetarët të mos injorojnë vendimin e gjykatës

Presidenti turk, Erdogan

Dënimi me dy vite burg i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu ka shkaktuar reagime të shumta në Turqi. Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet, duke e gjykuar këtë si një vendim politik të presidentit turk, Tajip Erdogan 6 muaj para se të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Erdogan ka reaguar lidhur me dënimin e Imamoglu, duke deklaruar se nëse ishte bërë ndonjë gabim, gjykatat do ta korrigjonin, ndërsa në të kundërt, qytetarët nuk duhet të kundërshtojnë dhe shpërfillin vendimet e gjykatës. Sa i takon kritikave se dënimi i Imamoglu ishte bërë pak muaj para zgjedhjeve presidenciale sepse ky i fundit shihej si kundërshtar i fortë, Erdogan u përgjigj duke thënë se nuk i interesonte se kë do të kishte përballë në zgjedhje.

Një gjykatë e Stambollit dënoi të mërkurën kryebashkiakun e Stambollit për fyerje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë në vitin 2019.

"Nuk ka ende një vendim gjyqësor përfundimtar. Çështja do të shkojë në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë . Nëse gjykatat kanë marrë një gabim, do të rregullohet. Ata po përpiqen të na tërheqin në lojë”, tha presidenti turk.
Dënimi i Imamoglu ka mbledhur bllokun e opozitës rreth asaj që e sheh si një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe drejtësinë. Mijëra qytetarë morën pjesë në protestat nën Imamoglun, i cili ka thënë se ka në plan të apelojë vendimin e shkallës së parë.

"Ka pasur shumë vendime gjyqësore, të cilat ne vetë i kemi kritikuar ashpër, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të ofendojë gjyqtarët apo të injorojë vendimet e gjykatës ," tha Erdogan në një tubim në Mardin, Turqinë juglindore.

Kritikët argumentojnë se autoritetet gjyqësore të Turqisë i janë dorëzuar dëshirës së Erdogan për të ndëshkuar kritikët e tij. 

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MSITI: 17/12/2022 17:51

    Erdogan asht pushi pushtave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim