VLORE - Legalizimi i objekteve të ndërtuara në zona muzeale nuk është shkelja e vetme që ka bërë ish-drejtori rajonal i ALUIZNI-t në Vlorë, Roland Tafilaj, i arrestuar një ditë më parë nga policia e Vlorës.
Ai nëpërmjet falsifikimit të firmave KA mundur të përvetësojë një fabrikë të prodhimit të plasmasëve dhe truallin përreth në lagjen "Pavarësia" në qytetin e Vlorës.
Ky fakt është denoncuar në televizionin A1 Report nga ish-pronarja e kësaj fabrike, Anita Kokalari, e cila sqaron se Tafilaj, teksa punonte si administrator i firmës, ka falsifikuar firmën e bashkëshortit të saj duke përfituar në mënyrë të padrejtë pronën.
Më pas në këtë pronë ai ngriti një pallat, ndërsa beteja ligjore për pronësine e truallit vijon ende.
"Objekti është një truall në lagjen "Pavarësia" dhe që ne ndërtuam me kredi një fabrikë plastmasi me një kompani të quajtur "Rrufeja" dhe në mënyrë shumë absurde ky njeri i ka falsifikuar të gjitha dhe na i ka marrë gjithë djersën e ballit plus Roland Tafili në prokurori na ka bërë ndjekje penale." tha Kokalari
Tafilaj ish-deputet i PD duke përfituar nga fakti së ishte në krye të ALUIZNI-t ka bërë edhe legalizimin e objektit.
Ndaj ,Roland Tafilit, aktualisht gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shpërdorim detyre.
/Shqiptarja.com

VIDEO