Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka shkuar në SHBA për të vjedhur pronën e shqiptarëve.

Edi Rama prej pesë ditësh është zhdukur në Nju Jork, që të bëjë gati një tjetër vjedhje me ligj, të vjedhë territorin e konsullatës shqiptare atje për të ngritur një gradaçelë me miqtë e tij, për të marrë pjesën e tij nga kjo pronë publike e shtetit shqiptar

Lulzim Basha

Gjithashtu Basha paralajmëroi se nesër do të publikohen, sipas tij fakte tronditëse që do të tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë ndihmuar bandat për të shtënë në dorë lojërat e fatit.

Duke nisur që nesër PD do të publikojë fakte tronditëse që tregojne se si Rama e Xhafaj kanë ndihmuar bandat për të shtënë në dorë lojërat e fatit. Për pastrimin e parave të pista të drogës

Lulzim Basha

Gjatë mbledhjes në Durrës Berisha foli për cështjen e dixhitalizimit, fikjen dhe rindezjen e transmetimeve analoge.

Nuk mund të imponohet askush të marrë dekodera me urdhra. Liria më e madhe njerëzore është zgjedhja. Qytetaret duan të zgjedhin, dikush do digitale, dikush analoge.

Berisha për dekoderat