TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi sot për herë të parë duke sqaruar foton që publikoi Balla dje, të liderit të opozitës me njërin nga vëllezërit e dy personave të shpallur në kërkim për 3.4 mln euro, që u bllokuan në Durrës. Basha tha se nuk e mbaj mend, por nuk e mohoi. Për foton ai akuzoi Ballën se ka marrë nga banda e Elbasanit.
Nuk e mbaj mend, dhe as nuk më ka prezantuar njëri me atë person. Parashtrimi i fotos vërteton vetëm se Balla është kapobanda, dhe e ka marrë atë foto nga banda e Elbasanit.
Lulzim Basha
Por nga selia e PS kanë reaguar menjëherë pas akuzave të Bashës duke sqaruar se 'fotoja e kryetarit të PD me vëllanë e njërit prej të kërkuarve Vladi është marrë në profilin e Halit Markut, kryetar i PD, dega Laprakë'. Edhe nga një kërkim i thjeshtë në faqen e Facebook të Halit Markut gjendet fotoja e liderit të PD me vëllanë e të kërkuarit.
Profili i Halit Markut, ku gjendet edhe fotoja e Bashes me te kerkuarin per 3.4 mln euro