TIRANË- Debat absurd e ka quajtur kryeministri Edi Rama përplasjet që ka pasur ditëve të fundit me kryedemokratin Lulzim Basha për çështjen e inceneratorëve. Në përgjigje të këtij të fundit, i cili sot kërcënoi hapur kreun e SPAK Arben Kraja se do mbajë përgjegjësi për mos nisjen e hetimeve, Rama tha se të gjitha akuzat janë gënjeshtra dhe se puna për pastrimin e Shqipërisë nuk do të ndalojë. Rama ka ironizuar programin e PD-së, sipas së cilit qëllimi është vetë, rrënimi dhe rrëmuja në çdo fushë të jetës.

Ai kujton edhe sulmet që në këtë periudhë fushatë vijnë në drejtim të tij, ku kundërshtarët politik, më konkretisht ish- kryeministri Sali Berisha i përmend nënën e tij të ndjerë.

"Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!

Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë! Duan s'duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare", shkruan Rama.

Kjo deklaratë e kreut të qeverisë vjen si një përgjigje për Bashën, i cili gjatë e ka përqëndruar aksionin e tij politik në akuzat për inceneratorët. Basha tha sot se me ardhjen e tij në pushtet do të anulojë çdo tender abuziv dhe se do të vërë përpara drejtësisë çdo zyrtar nga më i thjeshti te më i larti.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
'Më kujtojnë nënën e ndjerë'/ Basha- Ramës: Lëre viktimizimin! Trego ku i ke çuar 70 milionë euro

1602847781_basha31696x465.jpg

Vijon akuzat dhe kundër akuzat në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

"Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve", shkruan Basha.