Akuzat për inceneratorët, kanë përplasur kreun e qeverisë dhe atë të opozitës. Kryeministrit Edi Rama, i përgjigjet akuzave të Bashës, duke thënë se PD dhe politika është e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra.
" Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë", shkruan Rama.
Kreu i PD i kundërpërgjigjet kryeministrit menjëherë lidhur me reagimin e këtij të fundit. Në një postim Basha shkruan se politika e vjetër ka ka fytyrën e zërin e Ramës që për 7 vjet sipas tij e mbushi vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve.
"Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron", shkruan Basha.
Lajmi kryesor: