Akuzat për inceneratorët, kanë përplasur kreun e qeverisë dhe atë të opozitës. Sot Basha gjatë konferencës me gazetarët tha se kryeministrit Edi Rama, një pjesë të mirë të buzhetit të ardhshëm e ka planifikuar për inceneratorët. Pas kësaj ka reaguar menjëherë kryeministri, duke thënë se PD dhe politika është e vjetër, e mbledhur në formë malesh me plehra.

Ping pongu vazhdon pasi kreu i PD i kundërpërgjigjet kryeministrit kur përmes një postimi shkruan se politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë dhe fytyrën e zërin e Ramës që për 7 vjet sipas tij e mbushi vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve.

Pak më parë reagoi përsëri Rama, i cili i shkruan Bashës se nuk ndahet dot nga gropa e Saliut dhe je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Rama i përgjigjet Bashës: Ah Lul, s'ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës

Vijon ping pongu mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Bashës sa i përket akuzave për inceneratorët.

Rama i përgjigjet duke i thënë se nuk ndahet dot nga gropa e Saliut dhe se është mes gropës së tij dhe grepit të presidentit Ilir Meta për tiganin e Kryemadhit.

"Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s'e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës", shkruan ai.

Ora 13:20
Akuzat për inceneratorët/ Rama: PD dhe politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra! Basha i kthehet: Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë

Akuzat për inceneratorët, kanë përplasur kreun e qeverisë dhe atë të opozitës. Kryeministrit Edi Rama, i përgjigjet akuzave të Bashës, duke thënë se PD dhe politika është e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra.

" Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë", shkruan Rama.

Kreu i PD i kundërpërgjigjet kryeministrit menjëherë lidhur me reagimin e këtij të fundit. Në një postim Basha shkruan se politika e  vjetër ka ka fytyrën e zërin e Ramës që për 7 vjet sipas tij e mbushi vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve.

 "Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron", shkruan Basha.