Deputeti socialist Erjon Braçe e ka cilësuar sulmin e fundit të Presidentit Bujar Nishani ndaj qeverisë si hipokrit dhe përtej çdo limit. Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se deklarata e sotme nga Presidenca është e papranueshme. Ai thotë se kryeministri Edi Rama gjatë senacës nuk i ka përmendur emrin presidentit, por sipas tij nuk mund të fshihet fakti se presideti Nishani kërkon t’i marri tokën kishës në Elbasan për t’ia dhënë bashkëshortes.
 
erjon brace fb

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)