TIRANE - Pas akuzave të lëshuara nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka dje në Parlament për një implikim të kryetarit të njësisë bashkiake numër 6 të Tiranës, Krenar Cenollari për lidhje me biznese me të dyshuarin Arben Frroku në vrasjen e Dritan Lamajt, ky i fundit në një prononcim për gazetën Shqiptarja. com e mohon.
“Unë nuk kam lidhje fare me bizneset e të dyshuarit Arben Frroku. Jam ortak me vëllain e tij”, shprehet kryetari i njësisë bashkiake numër 6. Ai i konsideron akuza politike ato çfarë u thanë nga ministri i Brendshëm Flamur Noka dje në Parlament.
Për rreth 10 minuta ministri i Brendshëm replikoi ashpër me deputetët e PS, dhe konkretisht deputin e zonës së Kombinatit, Sajmir Tahiri, ku është kryetar, Krenar Cenollari si dhe ku ishte kryekomisar Artan Lamaj, i ekzekutuar mbrëmjen e 24 shkurtit. Noka akuzoi Cenollarin për lidhje biznesi me të dyshuarin kryesor të ekzekutimit të Lamajt.
INTERVISTA
Në seancën parlamentare, ministri i Brendshëm, Noka përmendi emrin tuaj si të lidhur me bizneset me një nga emrat që është ndër të dyshuarit kryesor për vrasjen e ish-kryekomisarit të njësisë 6, Dritan Lamaj? Si qëndron e vërteta e partneritetit tuaj?
Unë e njoh Arben Frrokun. Nuk e mohoj një gjë të tillë.
Por lidhur me akuzat që janë thënë sot (dje) për mua në Parlament, dua të them vetëm diçka, që nuk kam asnjë lidhje me bizneset e personit të sipërpërmendur. Kjo mund të vërtetohet shumë thjesht edhe në faqen on line të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, ku unë jam i regjistruar.
Nuk ekziston në asnjë firmë apo kompani emri i Arben Frrokut që të ketë lidhje me mua. Aty del dhe e vërteta e atyre çfarë ka thënë ministri në emrin tim. Ju madje mund të nxirrni dhe bizneset e atij (Arben Frrokut), në të cilat nuk është i përfshirë fare emri im.
Pra i quani të pavërteta akuzat që ministri i Brendshëm lëshoi për ju?
Minsitri nuk ka çfarë të bëj tjetër dhe merret me shpifje. Por unë nuk e mohoj faktin tjetër që jam ortak me vëllain e ti, Mark Frrokun. Por me të akuzuarin për vrasjen e ish-kryekomisarit, që ka qenë dhe në njësinë time,unë nuk kam asnjë lidhje. Të tjerat që thuhen, janë vetëm thjesht akuza politike për të prishur imazhin. Janë vetëm gënjeshtra të tyre, që nuk kanë çfarë të na bëjnë tjetër, veçse shpikin për ne.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com