Ministria e Punëve të Brendshme ka hedhur poshtë akuzat e opozitës sa i përket takimit të numrit një të kësaj ministrie me homologen maqedonase. Në reagimin e MPB-së theksohet se PD synon të shtrembërojë të vërtetën dhe të dezinformojë opinionin publik vendas e ndërkombëtar.
“Gjatë takimit të sotëm të Ministrit Tahiri me Ministren e Brendshme Maqedonase, Gordana Jankulovska për asnjë çast të vetëm nuk është folur për terrorizëm etnik shqiptar në Maqedoni.
Në takimin mes dy ministrave është folur për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve si dhe terrorizmit”, theksohet në reagimin e MPB-së
Madje kjo ministri citon edhe fjalën e ministrit Tahiri, “Lufta kundër terrorizmit të çdo lloji, përfshirë terrorizmit fetar dhe etnik, është tashmë një sfidë që nuk rri dot brenda kufijve të një shteti, por është sfidë rajonale dhe globale”.
Sipas Ministrisë së Brendshme çdo deklaratë tjetër e pretenduar nga opozita është krejtësisht e pavërtetë dhe çdo koment keqdashës në lidhje me këtë qëndrim parimor të ministrit të Brendshëm vetëm sa tregon dritëshkurtësinë e atyre që deri dje drejtonin politikën e jashtme të këtij vendi.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com