Akuzat e opozitës për fjalimin në KiE, Rama: Rublat ‘flasin’ mbrapsht në Tiranë, si në 2011 kur votuan kundër Kosovës! Opozitë e zhytur në thesin e parave ruse

Akuzat e opozitës për fjalimin në KiE, Rama: Rublat ‘flasin’ mbrapsht në Tiranë, si në 2011 kur votuan kundër Kosovës! Opozitë e zhytur në thesin e parave ruse

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Kryeministri Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës për fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në një postim në Twitter  Rama akuzon drejtuesit e opozitës së flasin të ndikuar nga Rusia, duke e akuzuar opozitën si të ‘futur shumë thelle në thesin e parave ruse’

 “Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”, shkruan Rama, duke e shoqëruar me një foto të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Ndërsa Rama ka shkruar këtë postim në rrjetet sociale, i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, Berisha tha se ky është një akt burracaku nga ana e Kryeministrit. Sipas Berishës, Rama po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë.

‘Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Kam tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë parlamentare në datën 11 në të cilën thotë se jemi dakord për një hetim të plotë dhe të gjerë. Edi Rama ka qenë kryetar i PS ku deputetët e tij në parlament kanë votuar ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Edi Rama ka qenë 100 dakord me këtë- tha Berisha.

Opozita shqiptare, edhe pse ka shprehur të njëjtin qëndrim për raportin e Dick Marty si Qeveria e ka konsideruar show dhe propagandë fjalimin e Edi Ramës dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Rithemelimi e ka cilësuar si turp fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin Europës kundër Raportit të Dick Martyt që hedh akuza për UÇK-n, ndërsa thekson se ai fjalim dëmtoi edhe Kosovën. Floriana Garo, përfaqësuese e Rithemelimit, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Rama foli sik si përfaqësues tipik si narkoshteti. Garo u shpreh se fjala e tij ishte një imititim i shëmtuar, një kolazh a-historik i fjalimeve të Fidel Kastros, Enver Hoxhës dhe Muamar Gedafit. Garo tha se e vërteta është se ai në Strasburg, mbrojti Kosovën si mik i Vuçiç e sipas Rithemelimit, vendimi i jurisë mund të kthehet kundër Shqipërisë edhe mjerisht, kundër Kosovës.

Ndërkohë që në Kosovë fjalimi i Ramës  është pritur pozitivisht! Reagimi i parë ka ardhur nga ish-presidenti Avdullah Hoti, i cili tha se Shqipëria është zëri i Kosovës për përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Daut Haradinaj nga AAK e cilësoi fjalën e Ramës si të saktë dhe të vërtetë si asnjeherë më parë. Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e Ramës, në Këshillin e Evropës. Ai tha se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që ka pasur.  Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa shpreh falënderime teksa shkruan se ai ishte një “zëdhënës plot  dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë”.

Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Akuzat e Kryeministrit për qëndrime të ndikuara nga para ruse, reagon Partia e Lirisë: Rama, i zhytur thellë në axhendën antikombëtare

1665494854_1200630633805239569b.jpg

Të zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare e ka konsideruar Partia e Lirisë Ramën, në një reagim pas akuzave të tij se qëndrimet e opozitës në lidhje me raportin e Dick Marty janë të ndikuara nga para ruse.

“Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare. Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e gjenocidit dhe quajtja konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm! Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin. Koha e Llogaridhënies po afron”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

Ora 10:42
Taulant Balla nxjerr foton dhe pyet: Berisha dhe Meta pse janë hedhur në sulm pas fjalës së Ramës në Strasburg? Kë duan të mbrojnë?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se prej 24 orësh koalicioni Berisha-Meta është hedhur në sulme dhe sharje, edhe pse të paktën duhet të heshtnin, sa kohë që në vitin 2011 e kanë votuar sëbashku PRO Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport (Doc. 12462, datë 7 janar 2011) të Dick Marty.
 
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shqiptarët duan shpjegime se pse Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan PRO, sa kohë ajo Rezolutë kishte zanafillën në një mocion për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 Prill 2008) të propozuar nga drejtuesi i delegacionit rus Konstantin Kosachev, bazuar në tregime të paverifikuara si skenarë për filma fiction të Carla Del Ponte.

Gjithashtu Balla thekson se ka qenë ai që e ka denoncuar heshtjen e Sali Berishës ndaj dokumentit të hartuar në Moskë, që në verën e vitit 2008. 

“Sot pyetja që shtrohet është: Ndërsa Shqipëria zyrtarisht përmes Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama fillojnë përpjekjen për ta pastruar këtë mal të madh balte dhe trillimesh, të denjë për filma horror, Sali Berisha dhe Ilir Meta pse janë hedhur në sulm?! Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta? Rezolutën e Dick Martyt? Apo votën e tyre pro saj?-, shkruan Balla.

'Prej 24 orësh koalicioni Berisha-Meta është hedhur në sulme dhe sharje, edhe pse të paktën duhet të heshtnin, sa kohë që në vitin 2011 e kanë votuar sëbashku PRO Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport (Doc. 12462, datë 7 janar 2011) të Dick Marty.

Shqiptarët duan shpjegime se pse Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan PRO, sa kohë ajo Rezolutë kishte zanafillën në një mocion për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 Prill 2008) të propozuar nga drejtuesi i delegacionit rus Konstantin Kosachev, bazuar në tregime të paverifikuara për filma fiction të Carla Del Ponte.

E kam denoncuar heshtjen e Sali Berishës ndaj dokumentit të hartuar në Moskë, që në verën e vitit 2008.

E kam denoncuar votën pro të Sali Berishës dhe Ilir Metës, për atë Rezolutë skandaloze në vitin 2011 gjithashtu.

Kam denoncuar edhe lidhjet e Partisë Demokratike me financime të paligjshme ruse.

Sot pyetja që shtrohet është: Ndërsa Shqipëria zyrtarisht përmes Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama fillojnë përpjekjen për ta pastruar këtë mal të madh balte dhe trillimesh, të denjë për filma horror, Sali Berisha dhe Ilir Meta pse janë hedhur në sulm?!

Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta?

Rezolutën e Dick Martyt? Apo votën e tyre pro saj?

Megjithatë, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme, historike madje, në rrugën e shpalljes si të pabazuara të pretendimeve për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre 11 viteve, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë. Lufta e UÇK ishte luftë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare!'- shkruan Balla.

Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altintop: 14/10/2022 19:13

    Nuk ka gjykate ne europe qe te denon pa prova. Meqe jeni kaq te sigurte ne pafajsine e Thacit skeni pse mbani fjalime qe krijojne keqkuptime me BE-ne, se fundja dyerve te BE-se do sillemi sa te jete moti.

    Përgjigju
  • !!!: 14/10/2022 14:47

    Paska folur edhe Bilushi?! S'kishte si t'i mungonte korit te llummit e rublave!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 14/10/2022 14:28

    Rrnoft mbreti Birishe adht dhunti e Kombit me te behena miliardiere me Edin sufllaqe

    Përgjigju
  • Altin: 14/10/2022 14:22

    Sdi pse merremi akoma me kta leshkot aikur si dim se ca plerash jan

    Përgjigju
  • Kamber: 14/10/2022 14:21

    Idiomediokrati! Ky eshte termi me i ri per te pagezuar gjendjen siperore te transformimit te kuadrit te ri nga laboratori sovjetik i byrose politike ne panteonin e sotem "anti" putinist. Rublat te shkoje se bashku me Kim dhe ti gjeje ne xhepat e ogicit te deshtuar te tyre Basha: sic ja futen edhe tka nxjerrin nga xhepi.

    Përgjigju
  • Tili: 14/10/2022 14:19

    Opozita e zhytur ne llum qe ne fillim.Kurse tani po i dalin tgjitha t zezat

    Përgjigju
  • Erta: 14/10/2022 14:16

    Iliri po e mban partin e tij me leket e rusit se gje tjeter ska

    Përgjigju
  • Jorgo: 14/10/2022 14:16

    Po ky berisha si ka goje dhe flet akoma ku dihet qe eshte nje kriminel qe ka vjedhur dhe vrare njerez

    Përgjigju
  • Lenci: 14/10/2022 14:13

    Njerez qe sdin si te mbrohen dhe hedhin akuza ne ajer

    Përgjigju
  • Kika: 14/10/2022 14:12

    Partia e lirise akoma rron me floririn e vjedhur

    Përgjigju
  • rejnord: 14/10/2022 14:12

    Ju jeni serb dhe te financuar nga rusia , kjo sdo mend po ti ca karin ke qe del edhe flet se sta kishim pa ftyren me kohe

    Përgjigju
  • Oriela: 14/10/2022 14:11

    Sa kot ja fusin kto te PL lan nam

    Përgjigju
  • Teo: 14/10/2022 14:10

    Saliu ben cdo gje vetem per te mar karrigen e pushtetit qe kshu mos u habisni

    Përgjigju
  • Eno: 14/10/2022 14:09

    Skemi cpresim nga je parti kriminelash si pd

    Përgjigju
  • joni: 14/10/2022 14:08

    po tani cdo thon kto saliu e gjeti direkte justifikimin i ka bere luli sikur tani nuk po financohen me nga ruset hahahahahaha

    Përgjigju
  • Luan: 14/10/2022 14:07

    Kur flet ky zari i Partise se leshit qe ska lidhje me politiken vaj medet ku ka shkuar gjendja , ai flet vetem ca i ka fryr babai

    Përgjigju
  • Gerta: 14/10/2022 14:05

    Mendoj qe te gjithe keta te Partise se Lirise duhet ta mbyllin njehere e mir gojen se boll mo sdurohen

    Përgjigju
  • koli: 14/10/2022 14:05

    po tani vet bon fushat me leket e rusve tani ti mbajn akuzat me shendet se jan dhe fakte jo per gjo

    Përgjigju
  • Alban: 14/10/2022 14:05

    Eshte rritur vlera e rubles ruse prandaj marrin para nga rusia , jo se kane lidhje me kreret rus jo , mos ja fusni kot. Hahaha.

    Përgjigju
  • Gesi: 14/10/2022 14:05

    Ktej i moren leket e rusit dhe ktej bejne si kundra ruseve vetem saliu mund te ishte kaq hipokrit

    Përgjigju
  • Denis: 14/10/2022 14:05

    Medet kush ngeli pa fol po shifni o veten tuj si jeni katandis saqe as neper takime nuk ju ftojn se jeni pa vlere

    Përgjigju
  • cimi: 14/10/2022 14:04

    oho flasin kta per axhend ju kriminelat e arit

    Përgjigju
  • Eno: 14/10/2022 14:04

    Kapini futimi brenda te gjithe keta qe bejn keto pislliqe

    Përgjigju
  • Nevila: 14/10/2022 14:04

    Faktet flasin per blerjen e pd nga ruset prandaj dhe rama insiston ne te verteten

    Përgjigju
  • Ani: 14/10/2022 14:04

    Partia demokratike nje prati e cila shkel cdo gje vetem per te arritur aty ku ajo do

    Përgjigju
  • Gazmir: 14/10/2022 14:04

    Po ky palla kharit per ca flet kot dhe na ben si njish,normale qe eshte i zene se punon jo si ju qe vetem vidhni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin