Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: I futi thikën pas shpine Kosovës! Po hedh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë! Është Makbeth

TIRANË- Për Sali Berishën, fjalimi i kryeministrit Edi Rama në KiE, ku shprehu qëndrimin kundër Reportit të Dick Marty-it që hedh akuza për luftën e UÇK-së, ishte një thikë pas shpine për Kosovën. Në një komunikim me gazetarët, Sali Berisha u shpreh se me fjalimin e tij në Strasburg, Rama mbrojti Beogradin dhe dëmtoi Kosovën në një moment delikat të saj të anëtarësimit në BE. Berisha u bëri thirrje atutoriteteve në Kosovë që të reagojnë dhe të ndalojnë fushatën politike të Edi Ramës.

‘Edi Rama në Strasburg me fjalën e tij tërkuzë dyfishin e kohës së lejuar, fjalim që mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë. Detyroi grupin më të madh të kësaj asambleje që krahas mallkimeve dhe sharjeve të bojkotojë zyrtarisht darkën pavarësisht se aty ishte kryeministër i një vendi anëtar i NATO-s dhe KiE. Edi Rama miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar. Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit tonë nga një tradhtar shqiptar. Edi Rama në Strasburg i futi thikën Kosovës në momentin më të papërshtatshëm të Kosovës. Në sallën e këtij tempulli lëshoi lumë akuzash ndaj tij në të ekzistencën e atij institucioni. Mbrojti Beogradin në fjalim e tij. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Edi Ramës’.- tha Berisha.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, për akuzat e Ramës së në fakt opozita flet e ndikuar nga rublat ruse, Berisha tha se ky është një akt burracaku. Sipas Berishës, Rama po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë.

‘Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Kam tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë parlamentare në datën 11 në të cilën thotë se jemi dakord për një hetim të plotë dhe të gjerë. Edi Rama ka qenë kryetar i PS ku deputetët e tij në parlament kanë votuar ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Edi Rama ka qenë 100 dakord me këtë. Po dëmton thellë. Shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve në Kosovë që të cilët nuk e frenojnë Edi Ramën. Po dëmton gjendje e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë. Është fushata e çmendur e Edi Ramës gjoja po i ndihmoj por po i dëmton palcërisht. Fjala e tij në asamblenë parlamentare është interpretuar si një presion politik. Nëse Edi Rama do t’i ndihmojë le të caktojë një fond qeveritarë. Po për tu bërë mbrojtjen më të fuqishme. Edi Rama është njëri politik me interes apolitike djallëzore dhe po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë. Unë në radhë të parë jam Kosovar, nuk mund të akuzohem unë se po përdor Kosovën. Edi Rama kishte disa mënyra shumë më eficente që të ndikonte pozitivisht që Kosova të anëtarësohet në KiE. Edi Rama po hedhën vallë në kurriz të atyre që janë në Hagë. Është Makbeth. Do Edi Rama të ndihmojë, ka Këshillin e Sigurimit.'- tha Berisha.

Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Berisha: Bashkimi i PD ka të hapur çdo opsion! Betejën brenda PS po e fiton Veliaj

Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se bashkimi i PD ka të hapur çdo mundësi.

‘Bashkimi i Partisë Demokratike ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Sali Berishës përveç një rasti të veçantë që unë e kam bërë të qartë se përse. Nuk ka asnjë lloj diskriminimi. Përsa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Deri tani këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi.’- u shpreh Berisha.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/10/2022 01:06

    Rama i beri nje mbrojtje te shkelqyer Kosoves,por nuk duhet te kishte dale ne mbrojtje te Vucicit,si mik,pse nuk u ve sanksione ruseve,se me demek Serbia nuk mbijetoka dot po vuri sanksione.Pse ne dhe gjithe te tjeret si mbijetojme?!Te gjithe po bejme sakrifica e te gjithe po vuajme efektet anesore te luftes,por ama vendet qe nuk kane vene sanksione numerohen me gishtat e dores.

    Përgjigju
  • Bran: 14/10/2022 16:52

    O sali O mullah!

    Përgjigju
  • Mala: 14/10/2022 16:47

    Si nuk turprohesh ende ore!?ke votuar D isk Marcun dhe ende kerkon te gjesh qime ne veze.Rama ne Sqhiperi dhe Hashim Thaci,clirimtari dhe shtetendertuesi i Kosoves jane lider shqiptar epokal.Larg je ti nga shqiptarizma,ke dhene derivate,ke takuar Miloshin dhe ke pranuar autonomi per Kosoven,Ke tentuar dhe ke penguar UCK,bashke me Meten e argatet tu per rreth,ke penguar UCK dhe clirimin e Kosoves,Madje, as me te ndjerin Rugova,nuk ke folur 6 vjert,Ai_Ibrahim Rugova nuk teb ka takuar per 6 vjet asnjehere.Je vertet personi me i padeshiruar ne politiken shqiptare tash 32 vjecare.

    Përgjigju
  • Sifi: 14/10/2022 16:11

    Rama beri mbrojthen me perfekte per ata qe jane burgosyr me akuza fallco ne Hage qe vec ti ja dohe te jeqen.Ne rast se mbas fjalimit te Rames ( ata lider qe vec ti i do ne burg) do te lirohen cfar do thuash or Sali ? Thiken mbas shpine ha vure ti me sygjerimin e mos firmosjes se Rambujes dhe mevotimin ne KE me 2011 .Faktet nuk lene te mashtrish per interesat e tua.

    Përgjigju
  • Askushi: 14/10/2022 15:11

    Foli dhe plaku Mere.

    Përgjigju
  • Inea: 14/10/2022 15:11

    O plak matuf.

    Përgjigju
  • tani: 14/10/2022 14:23

    caj lloj monstre je ti o zot o perendi

    Përgjigju
  • Krisa: 14/10/2022 14:15

    Per c far thike e ke fjalen more Sal Per ate thik qe ju ke ngulur Shqiptareve per 30 vjet me rradh Per ate thik qe po ngul perdit neper ekrane A ka njeri tjeter si ty ne Shqiperi qe rri gjith diten me thik ne dore Prandaj te vin duart era gjak sepse i ndron ato thikat sipas interesit tend Kur do jete ajo dite qe kjo thik te te kthet ty dhe te shporesh nga kjo bot

    Përgjigju
  • moza: 14/10/2022 14:04

    te te kisha ktu do te peshtyja mu ne surrat specie e shpifur

    Përgjigju
  • ilirjan: 14/10/2022 14:04

    Valle hedh ti kur vret mes sheshit , kur i ke dhene naft edhe arme per me vra vellezrit tan kosovar , turp

    Përgjigju
  • matias: 14/10/2022 13:32

    ah ky eshte ta kapesh e ta fusesh nburg kriminelin e dreqit

    Përgjigju
  • Sreff: 14/10/2022 13:30

    Po ca kosovari je ti o berishe ti je kokrra e tradhtari.na del me moto tani o plere politike

    Përgjigju
  • Luan: 14/10/2022 13:07

    Thiken ja ke futur ti pas shpine kur shisje nafte dhe arme tek serbet ne kohen e luftes o i pafytyre.

    Përgjigju
  • Alban: 14/10/2022 13:06

    O kokrra e matufit , a nuk ishe ti ai qe e ke firmos kur ke qene ne pushtet , e tani na ben si i paster?

    Përgjigju
  • Andi: 14/10/2022 12:36

    Ti je serb vete o sali e ke ndihmuar serbine gjate luftes

    Përgjigju
  • Beni: 14/10/2022 12:36

    Si guxon te ofendosh o i mbaruar ti as sa gjysma rames nuk je

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion