“Edi Rama po e mbyll Tik-Tokun, për të vrarë zërin opozitar përpara zgjedhjeve”. Me këto akuza, opozita u pozicionua kundër vendimit të qeverisë, për të mbyllur platformën online.
Një monitorim në këtë rrjet social, tregon se mbështetja e figurave opozitare në Tik-Tok, është më e ulët se sa ajo e socialistëve. Ata që e përdorin këtë platformë, kuptojnë se fuqia e këtij rrjeti nuk është numri i ndjekësve, por numri i pëlqimeve të grumbulluara në postimet totale.
Edi Rama e dominon edhe këtë skenë, duke kryesuar më 2 milionë pëlqime. I dyti pas tij nuk është Sali Berisha, por Arlind Qori. Drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, ka 1 milionë pëlqime, ndërsa lideri demokrat, i afrohet në vend të tretë me 989 mijë likes.
Afër me Sali Berishën, lider opozite, është një deputet i vetëm, i ndarë prej tij. Agron Shehaj. Kreu i “Mundësisë” kap 834 mijë pëlqime.
I 5-ti në radhë është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me 761 mijë pëlqime, ndërsa ish rivali i tij demokrat për bashkinë, Belind Këlliçi ka thuajse gjysmën e mbështetjes së Veliajt, me 420 mijë mbështetës.
Adriatik Lapaj i nismës “Shqipëria Bëhet”, është në kuotat e 344 mijë pëlqimeve, ose 1/3 e Berishës apo Ramës, e megjithëkëtë, ai është shumë më i fuqishëm se figura të tjera të partive të mëdha, si Taulant Balla, apo Ina Zhupa.
Një nga figurat kryesore të PD-së, Gazment Bardhi është fare i ri në platformë, sepse ai hyri në Tik-Tok, ditën që Rama njoftoi mbylljen e platformës.
Sa u takon profileve zyrtare të dy partive politike më të mëdha, duket qartë se demokratët e kanë marrë më seriozisht Tik-Tok. Partia Demokratike ka grumbulluar 205 mijë klikime, ndërsa Partia Socialiste vetëm 83 mijë.
Megjithëkëtë, numri i pëlqimeve në Tik-Tok nuk është treguesi i vetëm se kush e dominon narrativën në këtë rrjet social. Tik Tok ende nuk ka filtra si Facebook apo Youtube, që mund të modifikojnë shpërndarjen e një materiali krahasimisht me një tjetër. Kjo veçanti e këtij algoritmi, për sa kohë nuk njeh kufi, është sa liri, aq edhe rrezik.
MBËSHTETJA E POLITIKANËVE NË TIK-TOK
Edi Rama 2 M
Arlind Qori 1 M
Agron Shehaj 834.2 K
Erion Veliaj 761.3 K
Belind Këlliçi 420 K
Adriatik Lapaj 344.7 K
Ina Zhupa 104.6 K
Taulant Balla 102.5 K
Gazment Bardhi 69
Partia Demokratike 205.2 K
Partia Socialiste 83 K
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.4%
-
Pak
13.1%
-
Aspak
70.5%
Vota total: 61
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Aleancë strategjike me izraelitët e SHEBA-s për kthimin e QSUT në qendër ekselence
24 Janar, 11:37
-
Afera 'Partizani' Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’/ GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Primaret/ Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Berishës: Të gjithë drejtuesit e partisë në votë, ose të gjithë në lista të hapura! Reagon kryetari
24 Janar, 10:17
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
Alogaritmi krijon vartesi???? No comment.
PërgjigjuKu e fitoi garën? Në tik tok?
Përgjigju