'Xhisiela'/ Akuzat e opozitës për policinë, reagon zv.ministrja e Brendshme: Kemi bërë detyrën

Tiranë-Pas akuzave të opozitës lidhur me rastin e Xhisiela Malokut, për mosveprim nga ana e policisë së Shtetit, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, në një deklaratë për mediat sqaron se policia ka vepruar sipas procedurave ligjore. Zv.ministrja thotë se oficeri i policisë, Gentian Çitozi është pezulluar nga detyra, ndërkohë që çështja është referuar në prokurori.

Njoftimi i plotë

Jemi sot këtu  për të ritheksuar dhe garantuar edhe njëherë në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare se parimi themelor i punës sonë është se askush nuk është mbi ligjin. Pas një hetimi të hollësishëm të rastit të Xhesila Malokut, rezulton qartazi se Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë strikte konform ligjeve të shtetit dhe procedurave standarde, gjë e cila është verifikuar edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave si dhe Drejtoria e Standardeve të Policisë së Shtetit. Thënë këtë, në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka lejuar interferime të çfarëdollojshme nga kushdo që kërkon të ndërhyjë në punën e saj. Ne i qëndrojmë fort linjës institucionale e ligjore për të patur një Polici të pandikuar ne veprimtarinë e saj nga askush pavarësisht ngjyrimit partiak, funksionit apo pozitës shoqërore. Në jo pak raste ne kemi dëshmuar për qëndrime të ashpra të Ministrisë së Brendshme ndaj çdo lloj devijimi në respektimin e këtij parimi. Pezullimi i menjëhershëm nga detyra dhe referimi në prokurori i oficerit i cili nuk zbatoi siç duhet ligjin;

- pikërisht vlerësimi i rrethanave dhe mos tërheqja e policisë

- referimi i rastit në prokurori edhe pas tërheqjes së vetë kallëzueses

- bashkëpunimi me prokurorinë për t’i shkuar kësaj çështjeje deri ne fund

- si dhe hetimi, i cili po vazhdon nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, siç u prezantua dje me detaje, janë prova më e qartë e punës korrekte dhe institucionale e policisë. Hedhim poshtë me keqardhjen më të thellë

të gjitha akuzat, shpifjet dhe insinuatat në kurriz të Policisë së Shtetit. Shprehim keqardhje që po abuzohet me të vërtetën dhe me vetë vajzën e cila sot ka nevojë për solidaritetin e të gjithëve. Keqardhje dhe përdorimi si flamur beteje i letrës së një ish oficeri policie i cili ka shkelur ligjin, ka braktisur detyrën dhe që i përdor këto për interesa të ngushta personale.

Ne nxisim fort SHÇBA dhe Prokurorinë të vazhdojnë me vendosmëri punën e tyre për t'i shkuar deri ne fund hetimit te ngjarjes konkrete për të ndëshkuar ashpër çdo shkelje të mundshme ne strukturat e Policisë se Shtetit, ashtu si edhe ndëshkimin e çdo abuzimi me detyrën

dhe ndëshkimin çdo lloj shpifje që synon te ndikoje apo të godasë autoritetin dhe imazhin e Policisë së Shtetit. Ne inkurajojmë procesin e nisur nga Avokati i Popullit për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të Policisë. Sigurojmë qytetarët tanë se në këtë rast, DHE NË ÇDO RAST, jemi në krahun e tyre duke pasur TË GJITHË VËMENDJEN PER JU.

Jemi këtu në shërbimin tuaj për t’ju garantuar siguri në zbatim të ligjit!

Rasti i Xhisiela Malokut ka trazuar politikën shqiptare në javën e fundit me akuza dhe kundër akuza nga opozita dhe shumica. Historia nisi nga dëshmia e policit në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. N/komisari Emiljano Nuhudeklaroi se u kërcënua prandaj u arratis nga Shqipëria në datë 13.09.2018 duke braktisur detyrën, ndërsa kërkoi azil në Zvicër.

Kryetari i grupit të PS Balla, deputeti Rraja dhe kryebashkiaku Bushi kanë mohuar akuzat, ndërsa edhe vetë vajza mohoi të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë. Report Tv publikoi dje ekspertizën mjekoligjore të kryer në trupin e 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, në momentin që ajo ka bërë denoncimin ndaj ish të dashurit të saj Rexhep Rraja. Në këtë akt ekspertim një element i rëndësishëm për hetimin thuhet se ka pasur dëmtime në trup me mjet mbretës dhe cigare.

Ajo tha në një intervistë për Report Tv se tërhoqi kallëzimin në polici sepse ndihej e ngarkuar emocionalisht dhe se e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Rexhep Rrahjen, por dje u zbulua procesverbali i plotë me dëshminë para oficerit të policisë gjyqësore.

Ndërkohë që dje, Drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi ka përgënjeshtruar akuzat e ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, lidhur me pretendimet se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij, brenda stacionit të policisë së Fushë Krujës. Trimi tha se pas verifikimeve dhe shqyrtimit të pamjeve filmike, ka rezultuar se personat e pretenduar nga Nuhu nuk kanë qenë të pranishëm në datën 21 korrik në ambientet e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leks.xixa: 29/09/2018 21:25

    po kjo pilivesa clidhje ka nga orgjite e bllokut direkt ne mb???

    Përgjigju
    • Lans: 30/09/2018 22:22

      Mos e ngaterron me tet moter. Kjo eshte supergoc serioze

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë