Ekskluzive/ Xhisiela Maloku: Ish-oficeri Nuhu gënjen, deputetët Balla e Rrahja nuk ishin në polici (VIDEO)

Flet ekskluzivisht për Report Tv, Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja.  Në një intervistë ekskluzive për drejtorin e Informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu, ka mohuar të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë. Vajza kërkoi që gjatë intervistës të mos flitej për dhunën e pësuar nga djali i deputetit socialist edhe pse siguroi se edhe pse e kishte tërhequr në një moment të parë kallzimin, gjithësesi, synonte të kishte drejtësi për këtë çështje. 

Ajo thotë se ka tërhequr kallëzimin në polici sepse ndihej e ngarkuar emocionalisht dhe se e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Rexhep Rrahjen. Xhisiela Maloku, hedh poshtë pretendimin e ish-oficerit Nuhu se në Komisariat ndodheshin deputetët socialistë, Taulant Balla e Rrahman Rrahja, si edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Një detaj interesant, që del në pah nga kjo intervistë lidhet me faktin se kontakti i parë që Xhisiela Maloku ka patur me ish-oficerin Nuhu ka qenë data 27 korrik, 7 ditë pas denoncimit dhe vajtjes së saj në komisariatin e Krujës. Deklarimi i Xhisiela Malokut rrëzon një tjetër pretendim të Nuhut, për prezencën e deputetëve socialistë në komisariatin e Krujës. 

Intervista e plotë e Xhisiela Malokut

Sa vite keni qenë të lidhur me njëri-tjetrin?

Kemi qenë të lidhur, të dashur për një periudhë të gjatë, më pas i shkëputëm marrëdhëniet për arsye personale.

Më datën 21 korrik 2018, ju keni shkuar në polici dhe keni bërë një denoncim, me çfarë lidhej ky denoncim?

Kisha një konflikt me Rexhepin, shkova në komisariatin nr 3 në Tiranë ku bëra edhe kallëzimin.

Kush e mori kallëzimin?

Kallëzimin e mori një oficer Koldashi, Elton.

Çfarë ndodhi më pas?

Më pas nxorrën urdhër-arresti dhe u morën të gjitha masat për djalin dhe më pas në orën 7 pasdite shkova të tërhiqja kallëzimin tek komisariati në Fushë-Krujë.

Në Fushë-Krujë kush ishte oficeri të cilit i thatë se donit të tërhiqnit denoncimin?

Ishte Gentian Çitozi, oficeri i policisë në Fushë-Krujë.

Cila ishte biseda që ju patët me të?

I tregova  ngjarjen dhe i thashë që dua të tërheq kallëzimin dhe ai mori deklaratën time.

E keni parë një kopje të deklaratës?

Po, dhe të nesërmen e kërkova për ta pare. Shkova në SHKB, për të tërhequr kallëzimin. Unë u sqarova me personin në fjalë, dhe donim ta mbyllnim të dy këtë gjë.

Ku shkuat më pas?

Shkova në SHKB në Durrës. U tërhoqa, pasi isha e ngarkuar emocionalisht nga të gjithë ngjarjet që kishin ndodhur. Pashë mesazhet tek Berisha, kishte dalë në media. Doja ta mbyllja.

A ju ka kërcënuar njeri për të tërhequr kallëzimin?
Jo.

Kur ju ishit në Komisariatin e Fushë-Krujës, Rexhepi ishte i ndaluar  në këtë komisariat?

Po, kur unë kam shkuar aty ai ndodhej në zyrën e Gentian Çitozi.

Patët ndonjë komunikim?

Po, pata. Biseduam normalisht.

Kur jeni takuar me oficerin Emiljano Nuhu?

Një javë më pas pasi u paraqita në komisariatin e Fushë-Krujës, rreth dates 27 korrik.

Keni patur kontakt më herët me oficerin Emiljano Nuhu?

Jo, se kam parë asnjëherë më parë.

Jeni në dijeni të letrës që ka dërguar Emiljano Nuhu për drejtorin e policisë Ardi Veliu, presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurores Arta Marku?

Po, nëse është deklarata e tij, po e di, prandaj jam këtu. Mund të them që deklarata e tij është 90% gënjeshtër.

Le t’i marrim një e nga një pretendimet e tij. Ai thotë se ka hetuar për veprën penale të përndjekjes. A  keni qenë ju e përndjekur nga Rexhep Rrahja?

Jo, nuk është e vërtetë.

Oficeri thotë se nuk e ka marrë njeri kallëzimin tuaj?
Jo, nuk është e vërtetë. Tek komisariati 3 dhe 6 kanë qenë në gatishmëri.

Në momentin kur ju keni qenë në komisariatin e Fushë-Krujës, kush tjetër, përveç ju të dyve ka qenë në komisariat?

Kanë qenë disa kushërinj të tij, por Taulant Balla dhe Rrahmanin nuk i kam pare fare.

Oficeri Nuhu thotë se deputeti Rrahman Rrahja iu ka thënë policëve: Largohuni se kemi pak punë.?

Jo, nuk është e vërtetë. Rrahmanin se kam parë fare aty, nuk ka qenë fare në ambientet e Komisariatit.

Keni patur një komunikim më herët me Rrahmanin, për konfliktet që keni patur me të birin?

Po, kemi patur. Më herët sesa të shkoja në polici, por ai nuk ka reaguar. Nuk ka dashur të merrej me këtë çështje.

Në letrën e tij, oficeri Emiljano Nuhu thotë se Rexhepi ka marrë në telefon babain e tij, Rrahman Rrahja, dhe pas 30 minutash në komisariat, deputeti i PS, i shoqëruar nga kryebashkiaku Artur Bushi dhe Taulant Balla. Ai thotë se këta persona janë shoqëruar nga 10 persona të tjerë të armatosur. I keni pare ju këto persona?

Jo, nuk i kam parë asnjëherë.

Sipas mendimit tuaj, pse bëhen këto akuza nga Nuhu?

Mendoj se bëhen për arsye politike.

Po xhaxhai i Rexhepit, Xhelal Rrahja ka qenë atë ditë në Komisariat?

Po, ka qenë por në ambientet e jashtme, por ka qenë në anën time. Nuk ka kërcënuar njeri, siç thotë edhe Emiljano.

Kur jeni takuar për here të parë me Emiljanon?

Jemi takuar më 27 korrik, në prokurori dhe 1 ditë më pas më mori deklaratë në Komisariatin e Fushë-Krujës. Bëra deklaratë atë që kisha thënë edhe më pare.

Çfarë ju kërkoi?

Më kërkoi që ta mbaja të fshehur faktin se ishte hetues i çështjes në mënyrë absolute.

Meqë Emiljano ju kërkoi ta mbanit të fshehur çështjen tuaj, si shpjegohet se pak ditë më vonë, lajmi për çështjen tuaj ka përfunduar tek Berisha?

Kur mua mu kërkua ta mbaja të fshehtë, sapo dosja shkoi tek Emiljano, unë dola nëpër portale. U ndjeva e tronditur, sepse ato që kishin dalë nëpër portale nuk ishin të vërteta.

Ndërkohë që në statusin e Berishës thuhet se ju jeni përdhunuar nga djali i deputetit?

Jo, nuk është e vërtetë, pasi nuk ka ndodhur kurrë.

Cili ishte reagimi i familjarëve tuaj pasi panë emrin tuaj nëpër portale?

Ishte tronditje shumë e madhe nga ato që kishin dalë aty. Unë ua shpjegova se gjithçka ishte bërë për arsye politike dhe se nuk ishte asgjë e vërtetë.

Ju po thoni se dikush po përdor emrin tuaj për arsye politike?

Po, dikush po e përdor emrin tim për arsye politike dhe kërkoj që prokuroria të merret me këtë. Të hapë mesazhet, të shohë telefonatat. Ku kanë qenë personat që janë përmendur aty.

Çfarë ka ndodhur me hetimin?

Di që është hetuar në prokurori dhe ka kaluar në Gjykatë. Çështja po hetohet nga Mirela Kapo.

A ju ka thirrur për të dhënë dëshmi të reja?

Jo, dëshmia e fundit ka qenë në datën 25-26 korrik.

Pra ju do të përballeni me ish-të dashurin tuaj në Gjykatë?

Po, pavarësisht se unë e kam mbyllur, procedurat kërkojnë që të shkojmë në Gjykatë.

Çfarë do të thotë kjo?

E kemi mbyllur dhe kemi një raport miqësor.

Oficeri Nuhu thotë se ka ardhur edhe xhaxhai i ish-të dashurit tuaj, ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vendosur në kokë. E keni pare ju këtë veprim?

Jo, nuk e kam pare.

Oficeri Nuhu thotë se prezente kanë qenë deputetët Rrahja, Balla dhe kryebashkiaku Bushi. I keni parë këta persona kur jeni intervistuar për llogari të hetimit?

Jo, në zyrë kam qenë vetëm unë dhe Emiljano.

Pra Emiljano ka udhëhequr hetimin e kësaj çështjeje?

Po, dëshminë e fundit e kam dhënë tek Emiljano.

Emiljano ka thënë se është kërcënuar dhe mund të vritej, dhe për këtë ka njoftuar edhe drejtorin Ardi Veliu. Në dijeninë tuaj a është kërcënuar?

Jo, nuk kam dëgjuar që njeri të kërcënojë Emiljanon. Kërkoj të më rrijë larg.Nuk dua të më përdorë emrin tim për përfitime personale. Policia dhe prokuroria të hetojnë.

Emiljano përmend emrin e Durim Bamit, si një person që ka dashur ta ekzekutojë, keni dijeni?

Jo, nuk kam dijeni. Është hera e parë që dëgjoj që Durim Bami të ketë lidhje me këtë.

Cili është komenti juaj për këtë histori, nga histori dashurie, merret politika me ju?

Komenti im është që të mbyllet sa më parë kjo çështje. Pasi ndikon psikologjikisht tek unë dhe tek familja ime

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latifi: 28/09/2018 00:55

    CESHTJA BABALJA ESHTE TRANSFORMUAR DJALOGU KJO ESHTE DEKLARATA E ENGLEZEVE USTALLARET E RAMES KANE NDEHYRE NE FREKUENCAT ZANORE TE TE VLLAIT TE MINISTRIT NE RREKORDIN E DERGUAR NE ANGLI. DHE FREKUENCAT E ZERIT ORIGJINAL NUKPERPUTHEN ME RREKORDIN NJE INXHINJER ELEKTRONIK E KA TE THJESHTE PER TA KUPTUAR CFARE KA NDODHUR ME PERGJIMIN E RREGJISTRUAR

    Përgjigju
  • Babalja: 27/09/2018 10:52

    Ja pra dhe PD e babaleve duan të bëjnë politikë dhe me dashurinë pika vaj medet ku po shkon PD

    Përgjigju
  • Falmerayer: 27/09/2018 09:57

    E tmerrshme. Basha e ka kthyer PD-në në një studio video-regjistrimesh madje duke strehuar në seli persona të inkriminuar. Një opozitë që në vend të alternativës na servir palaço. Nuk është kjo mënyra për të ardhur në pushtet z. Basha.

    Përgjigju
  • Robshi: 27/09/2018 07:05

    Edhe mushkonjat U enjten sa një avion...Edhe pistat mes pyllit për ski amator dolën...Edhe maunet me 600kg niseshte ishin...Edhe toyotat të shtëpisë së fëmijës ishin...Edhe radarët fikenin për avari energjie...Edhe ai miku i familjes qe zuri greku ishte purifikuar nga hoxha...fundja edhe babalja një djalë që sot po mbron doktoraturën akuzonte...Edhe edhe edhe kush do shikon kush sdo ndjen...

    Përgjigju
  • Haruni: 27/09/2018 03:36

    MAKINACIONI I BALLES E PASKA PERPUNUAR MIRE ZONJEN MALOKU HE MO JU LUMTE KESHTU JU DON PARTIJA E RAMES

    Përgjigju
  • BabaleKracia: 27/09/2018 00:04

    PDja e KRRIMIT është bërë si Organizatë KRIMINALE e Strukturuar! PD Narko-Trafiku është e mbushur me KRRIMINELË Ordinerë , me KRYEHAJDUTË , me KRYEHORRA dhe me TRADHTARË AntiSHQIPTARË , që fuan Pushtetin pa VOTAT e Popullit !!

    Përgjigju
  • Baf: 26/09/2018 23:22

    Ka mundesi gjithmone pasi ju del boja nje rilindasi dicka do ndodhi ose do terhiqen deshmit ose do ekstradohen deshmitaret

    Përgjigju
  • [email protected]: 26/09/2018 20:58

    sa per azil e ka mos ja veni re

    Përgjigju
  • Tirona: 26/09/2018 19:47

    Seriali vjeshtor Basha Baboole 2 shikim te kendshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet