Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 16:00, nga ambientet e kryesisë së Kuvendit. Dalja e Tahirit për mediat vjen pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali i cili sipas opozitës është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm.

PD e akuzon gjithashtu Tahirin se është i lidhur me trafikun e drogës të organizuar Habilajt, vëllait të të cilit, po sipas opozitës, ai i ka vënë në dispozicion edhe "Audin" e tij. Një ditë më parë, policia italiane ndërmori një aksion masiv në Catania të Italisë, duke shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës në përbërje të të cilit ishin tre shqiptarë dhe katër italianë.

Mes të arrestuarve është edhe Moisi Habilaj, vëllai i Artan Habilajt, të cilët sipas opozitës janë kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm. Mister mbeten katër personat e tjerë, të cilët janë shqiptarë, të lidhur me organizatën e trafikut të drogës e cila dyshohet se ka trafikuar lëndë narkotike dhe armë në vlerën 20 milionë euro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com