Akuzat e PD, Balla-Bashës: Bëhu gati të vish ne gjykatë, Nuhu 'kokërr' gënjeshtari

Akuzat e PD, Balla-Bashës: Bëhu gati të vish ne gjykatë, Nuhu 'kokërr' gënjeshtari

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD, Gent Strazimiri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla i ka kujtuar ish deputeten e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila thoshte se Basha dhe kur e pyet sa është ora ai veç t’rren. Balla rithekson dhe njëherë se nuk ka qenë në Fushë Krujë, ndërkohë që i kujton Lulzim Bashës që të bëhet gati për në gjykatë.

“Javën tjetër bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer i një kokërr gënjeshtari si Nuhu yt o Nuli i këtij vendi”, - deklaron Balla.

Postimi i plotë i Ballës në facebook:

Jozefina Topalli do mbahet mend gjatë kur thoshte se Lulin me e pyt edhe sa është ora ai veç t’rren. “Babale 2” e kam njoftuar unë i pari në emisionin Top Show më 25 Shtator. Dhe më pas më 26 Shtator në mëngjes kam bërë një takim me gazetarë dhe kam njoftuar më pas konferencën për shtyp për të denoncuar përfshirjen e turpshme të Lulzim Bashës në këtë inskenim idiotesk. Edhe deputetët e tu e dinë Lulzim që ti po gënjen. Nuk kam qenë në Fushë Krujë, o Lul! Javën tjetër bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer i një kokrre gënjeshtari si Nuhu yt o Nuli i këtij vendi


Lajmi kryesor:

Akuzat e Nuhut/ PD-PS replika, Strazimiri: S'do t'i ndahemi këtij horri! Balla-Bashës: Bëhu gati për në gjykatë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK