TIRANË-Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Gent Strazimiri, deputet i PD, në një konferencë për mediat paraditen e kësaj të shtune, ka thënë se pamjet e kamerave në komisariatin e Fushë-Krujës nuk bëhen publike, pasi sipas tij, në pamje shihet prania e Taulant Ballës, në momentin kur është kërcënuar me armë, nënkomisari Emiljano Nuhu. Strazimiri ka përdorur fjalët e Ramës kur tha se “nuk do t’i ndahemi këmba-këmbës këtij horri”. Në një kundërpërgjigje sërish në distancë, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është përgjigjur dhe ka thënë se për këto akuza, kryedemokrati Lulzim Basha, do të shkojë në gjykatë.
Prej 11 ditësh, pengun e krimit, Edi Rama e ka bërë memec pyetja se çfarë tregojnë 8 kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës ditën e 21 Korrikut, kur denoncohet prania e Taulant Ballës në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut.
GENT STRAZIMIRI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Rama vazhdon të heshtë, sepse nuk guxon të thotë të vërtetën e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e Fushë Krujës më 21 Korrik.
Në praninë e tyre, nënkomisar Emiljano Nuhu dëshmoi se u kërcënua me pistoletë në kokë brenda Stacionit të Policisë së Fushë Krujës, që të ndalte përballjen me ligjin të djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës.
Për të mbrojtur anëtarët politikë të bandës së Fushë Krujës, Edi Rama mashtroi publikisht, kur deklaroi se skandali u publikua fillimisht “nga vetë Taulant Balla” e jo nga intervista/denoncim e policit Emiljano Nuhu, të “ndjekur këmba-këmbës” nga banda.
Në këto 11 ditë makineria e tij e propagandës shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga inaugurimet deri tek dalja për peshk ditën e 21 Korrikut, por pengut të krimit, Edi Rama, ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë:
Çfarë tregojnë kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës.
Pse hesht Edi Rama prej 11 ditësh për përmbajtjen e pamjeve të 21 Korrikut, që tregojnë kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyrën e oficerit të policisë Emiljano Nuhu?
Kush po e detyron Kryeministrin tonë gojështhurur të bëjë rolin e memecit? Në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës, i cili hidhet në erë me tritol 1 ditë po, 1 dite jo, janë të paktën 8 kamera që funksionojnë 24 orë në ditë.
Qytetarët e dinë se nëse dëshmia e nënkomisar Nuhut do të ishte e pavërtetë, pamjet e 21 Korrikut pa Taulant Ballë në Fushë Krujë, do të ishin të kudogjendura.
Derisa Edi Ramës t’i vijë goja, nuk do t’i ndahemi këmba këmbës këtij horri!
Deklarata e Strazimirit disa ditë pasi deputeti Alibeaj, kërkoi në emër të PD që sekuestroheshin kamerat e komisariatit në Krujë. Akuzat lidhen me rastin e Xhisiela Malokut, që ka trazuar politikën shqiptare në 2 javët e fundit. Xhisiela Maloku u denoncua se ishte dhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Ish-oficeri Emiljano Nuhu akuzoi për kërcënim me armë në ambientet e komisariatit të Krujës, edhe deputetin Rrahman Rraja, në prani të deputetit socialist, Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë, Artur Bushi. Balla mohoi akuzat për ndikim tek policia e Fushë-Krujës, ndërkohë që vetë vajza Xhisiela Maloku, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Maloku, u shpreh se kërkonte drejtësi por të mos përdorej politikisht në këtë ngjarje.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD, Gent Strazimiri.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla i ka kujtuar ish deputeten e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila thoshte se Basha dhe kur e pyet sa është ora ai veç t’rren. Balla rithekson dhe njëherë se nuk ka qenë në Fushë Krujë, ndërkohë që i kujton Lulzim Bashës që të bëhet gati për në gjykatë.
“Javën tjetër bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer i një kokërr gënjeshtari si Nuhu yt o Nuli i këtij vendi”, - deklaron Balla.
Postimi i plotë i Ballës në facebook:
Jozefina Topalli do mbahet mend gjatë kur thoshte se Lulin me e pyt edhe sa është ora ai veç t’rren. “Babale 2” e kam njoftuar unë i pari në emisionin Top Show më 25 Shtator. Dhe më pas më 26 Shtator në mëngjes kam bërë një takim me gazetarë dhe kam njoftuar më pas konferencën për shtyp për të denoncuar përfshirjen e turpshme të Lulzim Bashës në këtë inskenim idiotesk. Edhe deputetët e tu e dinë Lulzim që ti po gënjen. Nuk kam qenë në Fushë Krujë, o Lul! Javën tjetër bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer i një kokrre gënjeshtari si Nuhu yt o Nuli i këtij vendi
O kok zbath o ordiner mjeran ti mendon se je i zgjuar o kok zbath e kok bosh mor kodosh mor dylberi kriminelit salhe o fundërrin po prit se do të vi dhe ty dita mor qelbësir.
PërgjigjuIk o gogoli femijve.
PërgjigjuSi duket Rama PASKA fjalor te vecante shqip- shqip
Përgjigju