BERAT - Kryetari i Komunës Otllak në rrethin e Beratit, Dalip Kanaçi ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, ku kjo e fundit denoncoi dje se kryekomunari i PS është debitor ndaj OSHEE-së.

Kanaçi theksoi se jo vetëm që nuk është debitor ndaj OSHEE-së por madje ai është edhe i rregullt me faturat e energjisë. Ai ka bërë publike faturat ku siç shprehet ai tregon se nuk është debitor ndaj OSHEE-së dhe se nuk ka asnjë faturë me 140 lekë, siç akuzoi PD.
 
Deklaratat e kësaj të fundit, kryekomunari i cilësoi shpifje, duke i përfgënjeshtruar ata.
 
"Nuk jam debitor ndaj OSHEE. Jam i rregullt me faturat. Përgënjeshtroj Partinë Demokratike, akuzat ndaj meje janë shpifje. Nuk kam asnjë faturë me 140 Lekë." shprehet Kanaçi

PD akuzoi dje kreun e PS të komunës Otllak se është debitor ndaj OSHEE në vlerën e 35 mijë lekëve, ndërsa faturat nuk u vijnë më të mëdha se 140 lekë. 

vertetim debie

vertetim debie

vertetim debie

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)