Akuzat e PD/ MSH: Shlyem
borxhin 40 mln $ të lënë nga ju

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë pas akuzave të deputetes Albana Vokshi për korrupsion të ministrit Beqaj, duke shpejguar se vetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka ushtruar kontroll në periudhën Qershor–Gusht 2015 në subjektin Omega Grup, importues dhe shpërndarës farmaceutik.

Ja reagimi i plotë i Minsitrisë së Shëndetësisë. 
Në përgjigje të deklaratës së sotshme (18/1/2016) të Deputetes së Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi, Ministria e Shëndetësisë, sqaron:

Siç e kemi bërë me dije edhe më herët, vetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka ushtruar kontroll në periudhën Qershor–Gusht 2015 në subjektin Omega Grup, importues dhe shpërndarës farmaceutik.

Nga ky kontroll rezultoi një dëm ekonomik prej 346 milionë lekësh (ose 34,6 milionë lekë të reja). Për rrjedhojë, është ndërprerë kontrata e Fondit me Omega Grup, dhe ky subjekt, është kallëzuar penalisht nga FSDKSH-ja në muajin gusht 2015 në Prokurorinë e Tiranës.

 Sqarojmë gjithashtu, se Fondi e ka vijuar kontrollin për rreth tre muaj rresht për 215 farmaci dhe 11 shpërndarës (depo) në të gjithë territorin e vendit për rimbursimin e barit Ketosteril. Si rezultat i këtyre kontrolleve, FSDKSH-ja evidentoi një dëm ekonomik prej 44 milionë lekësh (ose 4.4 milionë lekë të reja).

 Në Nëntor 2015, filluan procedurat për mbajtjen e dëmit ekonomik dhe u bë kallëzim penal në Prokuroritë e rretheve përkatëse, për 11 shpërndarës (depo) farmaceutikë, 8 farmaci dhe 1 mjek.

 
Për të kufizuar çdo mundësi për të abuzuar me barin Ketosteril, është vendosur që, duke filluar nga data 1 dhjetor 2015, ky bar të shpërndahet vetëm nëpërmjet farmacive të spitaleve të vendit.

 Ndërkohë, është e kotë t’i kujtojmë opozitës situatën katastrofike ku e gjetëm shëndetësinë shqiptare dhe se çfarë kemi bërë e po bëjmë për të rekuperuar dëmet e keqqeverisjes së saj. Arritëm në kohë rekord të shlyejmë borxhin 40 milionë USD që trashëguam nga PD.

Ndërkohë sot, shqiptarët paguajnë 30% më pak për barnat. Sikudër kishim premtuar, ja dolëm të ulim çmimin e barnave duke u kursyer shqiptarëve 70 milion dollarë në vit. Janë 150 000 qytetarë shqiptarë që përfitojnë tashmë nga 85 barnat e reja që shtuam në listën e rimbursimit në vetëm dy vjet.

Kemi zgjeruar, dhe po e zgjerojmë, ndjeshëm edhe listën e barnave spitalore, duke garantuar furnizim të vijueshëm të spitaleve tona me barna dhe materiale mjekësore dhe shëruar plagën e vjetër të mungesave kronike në spitalet tona.

Kemi hapur ndërkohë kantierin e shëndetësisë dhe për herë të parë ofrojmë sot 10 Paketa Shëndetësore Falas edhe në spitalet jopublike me financim nga Fondi i sigurimeve shëndetësore.
Ndërkohë, PD-ja vazhdon ende të përbaltë dhe të shpifë përditë me gjuhën e vjetër të urrejtjes. Kriza e thellë e lidershipit dhe mungesa e programit nuk mund të jetë liçensë për të njollosur e përbaltur përpjekjet e kujtdo dhe përkushtimin për çdo punë që bëhet në këtë vend.

Shqiptarët, kanë nevojë për alternativa dhe ide që ofrohen përmes debateve bazuar mbi argumenta dhe fakte, dhe jo shëmbëlltyrën e qeverisë së vjetër në vend të opozitës që shan e baltos çdokënd sipas parimit, shpif, shpif, se diçka do të mbetet.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Liverpool shkëlqen me poker në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë

GOLAT/ Liverpool shkëlqen me poker në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë