Pas akuzave të Partisë Demokratike për impiantin e mbetjeve në Fier, ka reaguar bashkia duke deklaruar se do të zgjidhë gangrenën shumëvjecare që ka mbërthyer dhe helmon qytetin dhe ajrin tonë cdo ditë.
Bashkia Fier akuzon PD se për 8 vjet me radhë të qeverisjes së tyre i dhanë këtij qyteti si shpërblim: 0 investim; një mal me probleme jetike dhe një harresë totale
"Impjanti që do të ndërtohet në Fier është një projekt që ka filluar rreth 9 muaj më parë, pas kërkesës sonë drejtuar Qeverisë Shqiptare" deklaron Bashkia.
Deklarata e Bashkisë Fier
Kjo është “parajsa” (fusha e plehërave Fier) nga e cila Partia Demokratike nuk ndahet dot, ajo që për qytetarët e Fierit është një gangrenë shumëvjecare.
Për këtë arsye Këshilli i Bashkisë Fier, që në mbledhjen e tij të parë, më 27 korrik 2015, shpalli këtu emergjencën mjedisore, për t’i shpëtuar qytetarët njëherë e përgjithmonë nga ky helm që po i mbyt dita ditës.
E cuditërisht sot, me paturpësinë më të madhe flasin për Fierin në emër të qytetarëve, e kush, Ata që për 8 vjet me radhë të qeverisjes së tyre i dhanë këtij qyteti si shpërblim: 0 investim; një mal me probleme jetike dhe një harresë totale
Sa e turpshme aq dhe qesharake!
Megjithatë jo për Gridat, apo Lulrat, se ata nuk meritojnë as replikë e as vëmendje, por si detyrim ndaj qytetarëve, duam të sqarojmë se:
“Impjanti që do të ndërtohet në Fier është një projekt që ka filluar rreth 9 muaj më parë, pas kërkesës sonë drejtuar Qeverisë Shqiptare.
Është një impjant, që do të 180 – 200 ton mbetje në ditë, nga e cila do të përfitohet energji elektrike deri në 3 mega.
Kushdo që mund të ketë njohuri minimale në këtë fushë arrin të kuptojë që bëhet fjalë për një impjant të përmasave të vogla, i cili vetëm sa përmbush e zgjidh problemin e madh që ka sot Fieri dhe s’mund të përballojë importimin, apo djegien e mbetjeve, që sipas tellallëve të PD –së mund të vijnë nga jashtë.
Po Fieri nuk është dhe nuk do të jetë as shënjestra dhe as mburoja e askujt. Fierakët dinë të durojnë dhe të zgjedhin njëkohësisht, më të mirën për veten dhe familjet e tyre.
Është rasti që Bashkia e Fierit t’i sigurojë qytetarët që ky impjant, e ky investim i Qeverisë Shqiptare, jo vetëm që nuk do të jetë problem, por përkundrazi do të zgjidhë atë gangrenë shumëvjecare që ka mbërthyer dhe helmon qytetin dhe ajrin tonë cdo ditë.
Për këtë duhet falenderuar Qeveria Shqiptare dhe kryeministri Rama, i cili morri në konsideratë kërkesën tonë për të bërë një zgjidhje të plotë dhe afatgjatë për qytetin dhe mbarë qytetarët.
Njëkohësisht duam t’i themi këtyre tellallëve të painformuar, që kur nuk kanë c’të thonë, më mirë të heshtin e të mos përpiqen të fusin shkopinj nën rrota.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com