Amnistia penale 'peng' i 84 vota/ PS -PD drejt konsensusit! PS tërheq amendamentin e GJKKO-së! PD e mirëpret! Pranon faljen e protestuesve të 8 janarit

Tirane- Zvarritja e votimit për amnistinë penale duket se po shkon drejt fundit dhe 84 votat shumë shpejt do të gjenden në Kuvend.  Nga Shërbimi i Provës në Tiranë, ku Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ishte paraditen e sotme u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të votojnë ligjin për amnistinë penale, ndërsa la të lirë mundësinë për tërheqjen nga amendamenti i propozuar prej tyre, që parashikon se edhe personat e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite burg.

"Askush nga ne nuk ka qëllim që të amnistojë asnjë person të dënuar nga GJKKO. Debati është bërë për një amendament që për të siguruar barazinë ka dhënë mundësinë që të përfitojnë 1 vit ulje dënimi burrat dhe një vit e gjysmë gratë që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë. Ulja e dënimit nga amnistia nuk ta heq njollën. Quhesh i dënuar, por gjithsesi ky amendament nuk ka qenë. Ne kemi qenë të hapur për ta diskutuar sepse nga ky amendament nëse do të miratohet përfitojnë nga një muaj dhe tre muaj, tre ish-policë të dënuar nga GJKKO në Kukës.'- tha Manja.

Manja tha se PS është e gatshme të tërhiqet nga pika që i ndan palët për votën pro amnistisë penale, duke rikthyer shpresën se më në fund po shkohet drejt konsensusit për të votuar projektligjin që zvarritet prej muajsh në Kuvend.

“Do të kërkoja dhe dëshiroja që ky ligj të marrë votat e gjithë deputetëve të Kuvendit. Jemi të gatshëm të ulemi për këtë amendament, por nëse qenka hataja për opozitën se do përfitojnë ulje dënimi 3 ish punonjës policie për shpërdorim detyrë në Kukës tërhiqemi ne nuk është problem"

Menjëherë më pas reagoi Partia Demokratike, e cila tha se e mirëpret tërheqjen e PS. Ndërsa në një deklaratë për median, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj ofroi konsensusin e opozitës, duke pranuar të ndryshonte amendamentin e saj dhe dhënë dakordësinë për faljen e të gjithë protestuesve deri në kohën kur hyn në fuqi amnistia. Pra duke u tërhequr nga kushti që kishte në fillim që të faleshin vetëm protestuesit e 2018- 2020.

PD është e vendosur për të votuar vetëm një pr/ligj për aministinë penale që u shërben qytetarëve të thjeshtë e nuk përfshin zyrtarët që hetohen nga SPAK e GJKKO. Mirëpresim tërheqjen e maxhorancës nga mospërfshirja e të dënuarve për korrupsion nga GJKKO. Japim dakordësi që në aministi të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës dhe periudhës kur kanë protestuar" tha Alibeaj në një deklaratë për median 

PD kishte vendosur kusht që të faleshin vetëm protestuesit e opozitës deri në 2020 por me tërheqjen e opozitës dhe nëse PS e pranon nga falja përfitojnë të gjithë protestuesit deri në datën kur hyn në fuqi amnistia pra dhe ato të 8 janarit 2022 kur njerëzit e Berishës dhunuan selinë e PD-së për ta marrë. 

I gatshëm për votën e amnistisë është edhe Shpëtim Idrizi që në parlament ka 3 vota. Ai thotë në Report Tv se nuk ka kushte, e kur amnistia të futet për votim, do ta votojë.

Kundër, duket të jetë vetëm Rithemelimi, që përmes një deklarate të Gazment Bardhit pas mbledhjes së deputetëve, e quajti teatër.

“Zhvillimet po tregojnë se ishte një teatër i pështirë për të zhvendosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit. Mesa duket ishte një lojë, bëj sikur zihemi që më pas të shkojmë si çeçua për ta votuar"

'Përplasja' për amnistinë penale

Një amendament i socialistëve bëri që kryedemokrati Lulzim Basha të akuzojë PS-në se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar. Por, PS thotë se bëhet fjalë vetëm për ulje të dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë e të miturit edhe për ata që janë dënuar nga GJKKO,e jo ata që po hetohen apo gjykohen aktualisht nga SPAK e GJKKO. Kështu në pamundësi për pasjen e 84 votave, PS u tërhoq nga votimi javën e kaluar.

Kryetari i PD-se Lulzim Basha tha se nuk do të votonte pasi PS synon të falë të korruptuarit ndërsa kushtëzoi votën me faljen e protestuesve, amendament që PS e ka pranuar, por pa falur protestuesit e dhunshëm. Rithemelimi ka të njëjtat pretendime, por votën pro nuk e premton pasi ndodhet në aksion. Dy grupet e PD u  mbështeten edhe nga PL e aleatët në bllokimin e votimit për amnistinë penale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
‘Falja është njerëzore’, të dënuarit në burgun e Durrësit peticion për miratimin e amnistisë penale (EMRAT-FOTO)

 

Të dënuarit në burgun e Durrësit kanë hartuar një peticion përmes të cilit kërkojnë që të miratohet amnistia penale në parlament dhe të mos mbahen peng i qëndrimeve politike.

“Falja dhe amnistia është njerëzore dhe të dënuarit duan që politika mos t’ua çojë dëm këtë mundësi për liri”, shkruhet në peticionin drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentares Lindita Nikolla, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Grupeve Parlamentare.

Janë 46 të dënuar që kanë nënshkruar peticionin, duke kërkuar që palët politike që gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të miratojnë amnistinë penale

 

 

 

 

 

Ora 15:02
PS njoftoi rishikimin e amendamentit për Amnistinë Penale, Bardhi: Teatër i mirëorkestruar me Bashën! Qëllimi, të zhvendosnin vëmendjen nga protesta

1709042447_bardhi.jpg

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi e ka quajtur një ‘teatër të shëmtuar’ zhvillimin e fundit sa i takon tërheqjes së PS-së nga amendamenti për Amnistinë Penale që PD e Bashës refuzoi ta votonte më herët.

Sipas tij, mosdakordësia për të votuar projektligjin ka qenë një plan që prej fillimit për të bërë të mundur zhvendosjen e vëmendjes nga protesta e Rithemelimit në 20 shkurt.

“Mu duk si një teatër I mirëorkestruar, Uroj most ë ketë qenë kështu sepse do hidhte poshtë vlerësimin që unë e quajta korrekt për Bashën. Zhvillimet po tregojnë se ishte një teatër I pështirë për të zhvendosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit. Mesa duket ishte një lojë, bëj sikur zihemi që më pas të shkojmë si çeçua për ta votuar”- u shpreh Bardhi.

Ora 14:22
Amnistia Penale, Alibeaj: Votojmë vetëm atë që s’përfshin zyrtarët e hetuar nga SPAK e gjykuar nga GJKKO

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, thotë se PD është e vendosur që të votojë vetëm një projektligj, atë që nuk përfshin zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja.

‘Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një Projekt-ligj për Amnistinë Penale, i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja.

Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratike nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarve. Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit, është e papranueshme, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike.

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparencë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut.

Ne e mirëpresim tërheqjen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarave për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar.’- shkruan Alibeaj.

Ora 12:10
Manja: Parimi i amnistisë penale, humanizmi! Përjashtohen 95% e veprave të Kodit Penal

1709033614_b76dda42e4e24ee0a5afa78c824c2291.jpg

Nga Shërbimi i Provës në Tiranë, ministry Manja takoi Ilirin, i cili përfiton nga amnistia penale. Manja tha se një parimet kryesore të këtij ligji është humanizmi.

‘Iliri është i martuar ka 7 fëmijë ka qenë i dënuar me shërbim prove. Është punësuar i është kthyer normalitetit jetës së rregullt dhe do të bëjmë çmos të arsimojë 7 fëmijët. Gjithësi meqë jemi te amnistia e solla shembullin e Ilirit se amnistia penale një nga parimet kryesore ka humanizmin.’- tha Manja.

Manja nënvizon se s’ka pasur asnjë qëllim që të amnistoj asnjë person të dënuar nga GJKKO. Manja tha se është një amnisti e cunguar e se 95% e veprave të Kodit Penal.

‘Bëhet për amnisti për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur 2/3 e dënimit.  Meqë jemi tek amnistia e solla shembullin e Ilirit për të thënë që amnistia penale një nga parimet e saj ka humanizmin dhe qëllimin e dënimit që është rehabilitimi dhe riintegrimi në shoqëri. Ka mbi katër vite që nuk ka pasur amnisti penale. Kjo që kemi paraqitur më vjen keq që asnjë nuk e ka marrë mundimin ta lexojë ligjin, por hodhi dikush një gur në zall dhe të gjithë u bënë bashkë të ‘shpëtojmë’ Republikën nga një ligj amnistie.

Është një amnisti e cunguar 95% e veprave penale që ka Kodi Penal janë të përjashtuara nga kjo amnisti. Në thelb kjo amnisti ka këto qëllime dhe askush nga ne nuk ka qëllim që të amnistojë asnjë person të dënuar nga GJKKO. Debati është bërë për një amendament që për të siguruar barazinë ka dhënë mundësinë që të përfitojnë 1 vit ulje dënimi burrat dhe një vit e gjysmë gratë që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë. Ulja e dënimit nga amnistia nuk ta heq njollën. Quhesh i dënuar, por gjithsesi ky amendament nuk ka qenë. Ne kemi qenë të hapur për ta diskutuar sepse nga ky amendament nëse do të miratohet përfitojnë nga një muaj dhe tre muaj, tre ish-policë të dënuar nga GJKKO në Kukës.'- tha Manja.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sati: 27/02/2024 17:51

    Ore rrugaçër . Po jepuni shnsin të lirohen ata që nuk paraqesin rrezikshmêri shoqërore. Pse lozni guraleci me fatet e fatkeqëve?

    Përgjigju
  • Linda: 27/02/2024 15:41

    Gazmend Bardhi tradhetari , mashtruesi ,hileqari,genjeshtari individi me negativ si ne shoqerin shqiptare ashtu dhe ne politik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar