Aministia Penale, Idrizi për Report Tv: Duhet të bien dakord ata që nuk dinë çfarë kërkojnë! Ne s'kemi vënë kushte

Tirane- Amnistia penale ka mbetur peng i 84 votave në Kuvend.  Partia Socialiste e tërhoqi nga rendi i ditës për shkak se nuk kishte votat, ndërsa PD e kushtëzon me faljen e protestuesve të saj dhe kthimin në variantin e parë të këtij drafti që nuk lejon faljen e atyre që gjykohen dhe janë në procedim nga SPAK apo GJKKO.

Po PDIU çfarë pozicioni ka për këtë draft?
Në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv Shpëtim Idrizi thotë se është gati të votojë këtë pr/ligj por ka dhe  një rezervë. Nuk duhet të falen zyrtarët në hetim e gjykim nga SPAK e GJKKO.

“Ne çdo ditë të enjte shkojmë në parlament e na thonë që janë marrë vesh për votimin e amnistisë e aty na thonë që nuk janë marrë vesh. Gjithsekush mundohet të interferojë. Dikush për arsye personale e dikush tjetër. Duke sjellë diskutim toalisht të panevojshëm e padiskutueshëm si kjo e amnistisë së të dënuarve.

Idrizi saktëson dhe se ata nuk janë ‘shkaku’ pse aministia nuk votohet

Në momentin që të bijnë dakord këta që nuk dinë ça kërkojnë. Por nëse do të ketë tentative,  do më duket e paarsyeshme që të përfitojnë ata që janë në GJKKO e SPAK. Ne kemi nevojë të gjithë ta përkrahim e ta pmbështesim SPAK. Ditën që vjen në parlament ne shkojmë për ta votuar. Pastaj na thonë ranë dakord për një nen e më pas nuk ranë dakod. Nuk kemi dhënë kushte dhe jemi gatshëm ta votojmë” tha Idrizi për emisionin "Sot Live ne Shqiperi" ne Report Tv me gazetar Nertil Agalliun. 

PDIU ka 3 deputetë në Kuvend. Kujtojmë se PDIU bashkoi votat me PS dhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. 

lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion