Akuzat e PD për përdorimin e helikopterit të FA për fushatë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Histori 'alla babale'

Akuzat e PD për përdorimin e helikopterit të FA për fushatë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Histori 'alla babale'

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ashpër pas akuzave të ish deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila pretendon se një helikopter i Forcave të Armatosura përdoret nga ministrja Xhaçka për fushatë elektorale.

Duke iu referuar denoncimit të parë të bërë në ish-deputeti Xhemal Gjunkshi, Ministria e Mbrojtjes shprehet se këto janë histori "alla babale" nga një individ, i cili pasi dështoi të përfshihet në listat e kandidatëve për deputet të PD tenton tani të fitojë pikë.

"Duam t’i sqarojmë qytetarët që jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët.

Në bazë të një plani lëvizjesh, helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem. E në këtë pikë, ia vlen të theksohet që ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim siç pretendohet në akuzat e PD.

Jemi të keqardhur, që Partia Demokratike ka kthyer sot në kauzë të vetën, akuzat e pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar, në kohën e të cilit vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e ëikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

 


Lajmi kryesor:

PD: Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë! Ministria e Mbrojtjes: Histori 'alla babale'


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë