TIRANE- Akuzat e ngritura nga disa deputetë të Partisë Demokratike për përfshirje të Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike, po verifikohen nga Prokuroria. Kryeprokurori Adriatik Llalla në një deklaratë për mediat tha se pas akuzave të ngritura, Prokuroria ka marrë kërkesë nga ministrja e Mbrojtjes për hetimin e ngjarjes, pasi sipas saj janë të pabaza dhe nuk ka asnjë fakt. Sipas Llallës tashmë ka nisur mbledhja e fakteve dhe po verifikohen akuzat e ngritura, si dhe kërkoi nga të gjithë agjencitë ligjzbatuese të referojnë informacione për këto akuza. Ndërkaq, Llalla i ka kërkuar deputetëve dhe të gjithë qytetarëve që kanë fakte lidhur me këtë çështje t’i paraqesin ato para organit të akuzës.
“Prej disa ditësh deputetë kanë ngritur akuza për FA lëndë narkotike. Prokuroria ka marrë kërkesë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për nisjen e hetimeve për këtë rast. Jemi në fazën e mbledhjes së fakteve. Do u kërkojmë deputetëve të paraqesin faktet që kanë. Do u kërkojmë edhe institucioneve të paraqesin faktet që kanë në organin e akuzave. Ka ardhur një material i tillë është në procesin e verifikimeve”, tha kryeprokurori Llalla.
Lidhur me rastin e gjyqtarit të arrestuar për korrupsion, kryeprokurori Llalla tha se lidhur me këtë çështje ka nisur procesi hetimor.
“Lidhur me rastin e gjyqtarët për të cilin ka filluar procesi hetimor, prokuroria po paraqet materialet në KLD për fillimin e procedurave përkatëse për të”, tha kryeprokurori Llalla.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com