SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e vrasjeve të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005, duke kërkuar nga 25 vjet burg për Emiljano Shullazin, Viktor Bajraktarin (Imeraj), Indrit Taullain, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Indrit Rusin. Për Luftar Reçin, Prokuroria e Posaçme kërkon 8 vjet burg, për shkak të statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë.

I pandehuri                                       Dënimi përfundimtar që kërkon SPAK
Viktor Bajraktari (Imeraj)                   25 vjet burg
Emiljano Shullazi                              25 vjet burg
Indrit Taullai                                      25 vjet burg
Lulzim Berisha                                 25 vjet burg
Plaurent Dervishaj                           25 vjet burg
Indrit Rusi                                        25 vjet burg
Luftar Reçi                                       8 vjet burg
Totali për 7 të pandehurit           158 vjet burg

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim...