Dëshmia e dëshmitarit 'X', Rama: Maskaradë e opozitës për të bllokuar negociatat, Xhafaj nuk largohet

TIRANE-Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Bullgaria ku mori pjesë në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor në një konferencë shtypi nga Rinasi foli për mundësinë e hapjes së negociatave në fund të qershorit, por edhe dëshminë e dëshmitarit 'X' të PD, Albert Veliu kundër vëllait të Fatmir Xhafajt. Rama e cilësoi dëshminë e Veliut si një maskaradë nga PD, që ka vetëm një objektiv, bllokimin e negociatave.

Unë kam sy dhe veshë, kur pashë dhe dëgjova nuk u besova syve dhe veshëve. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Farsë mizerabël e organizuar nga një parti politike, që teorikisht është alternativë qeverisëse, ndërsa këtë e organizon për të mashtruar dhe bllokuar negociatat, sabotim monumental. Video shpk e PD tregon se në cfarë derexheje është katandisur PD, se cfarë mungesë respekti ka për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë për dicka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha janë të mjaftueshme, në një kuptim e falenderoj PD që e bëri të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it. Ajo që iu servir publikut shqiptar është një manipulim i shëmtuar.

Edi Rama

Unë përgjigjen për të vendosur nëse është cënuar moralisht figura e ministrit të Brendshëm e kam marrë, dhe ai do të vijojë që të jetë në krye të detyrës që e bën me përgjegjshmëri dhe rezultate domethënëse, kjo një tjetër arsye se përse këta janë kaq të shqetësuar.

Edi Rama

Duke u ndalur te lobimi për negociatat në qershor, Rama tha se BE ndodhet në një moment mjegullnaje për shkak të debatit të brendshëm që synon reformimin e unionit, por shtoi se është besimplotë për një përgjigje pozitive muajin tjetër.

Ka pak qartësi si do të shkohet në rrugën e reformimit, nëse do të shkohet, pasi proceset brenda BE janë të komplikuara, pasi janë 27 vende që duhet të bien dakord për cdo gjë. BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe nuk ndihmon në atë që është objektivi ynë, por unë dëshiroj të them që ishte një mundësi e mirë që e shfrytëzuam maksimalisht dhe vijoj të mbeten optimist që do të kemi një rezultat pozitiv në fund të qershorit. Erërat kundër zgjerimit në BE nuk ndihmojnë. Në qershor kam besim se nuk do të zbprasemi me një vendim që do të jetë pa dritë, sesi do të jetë dhe në cfarë mënyrë do na jepet mundësia për të ecur përpara është dicka për t'u materializuar në fund të qershorit. Ata e çmojnë progresin e bërë në Shqipëri, por unë do të vijoj të këmbëngul, pasi nuk kemi asnjë rrugë tjetër, që të bëhemi të bezdisshëm që të dëgjohet zëri juaj.

Edi Rama

Deklarata e plotë e kryeministrit Edi Rama ne Rinas

Patëm dy raste të rëndësishme qoftë në mbledhjen e liderëve, edhe në drekën që pasoi dhe pjesën e luanit e mori kjo temë (negociatat). Është e qartë, nuk është sekret, axhendat nuk përkojnë plotësisht, madje pak, axhenda jonë e objektivave të mëtjeshëm të integrimit me axhendën brenda BE me objektivin e reformimit, që është në një situatë shumë kaotike, pasi ka qëndrime dhe qasje shumë të ndryshme. Ka pak qartësi si do të shkohet në rrugën e reformimit, nëse do të shkohet, pasi proceset brenda BE janë të komplikuara, pasi janë 27 vende që duhet të bien dakord për cdo gjë. BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe nuk ndihmon në atë që është objektivi ynë, por unë dëshiroj të them që ishte një mundësi e mirë që e shfrytëzuam maksimalisht dhe vijoj të mbeten optimist që do të kemi një rezultat pozitiv në fund të qershorit.

Edi Rama

Pyetjet nga gazetarët

Gjatë mbledhjes ju treguat se i jeni drejtuar një kompanie të huaj për përgjimin e PD, kush është kjo a ka një emër?
Nuk ia jam drejtuar asnjë kompanie, një agjencie të specializuar, adresën nuk mund ta jap. Nuk ka vlerën e një prove, ka qenë për mua, provën duhet ta certifikojë prokuroria, por përsa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar hedhur në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë. Dita e djeshme duket t'u ketë dhënë mundësi të gjithëve të shikojë audio videon shpk të PD se në cfarë derexheje është katandisur PD, se cfarë mungesë respekti ka për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë për dicka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha janë të mjaftueshme, në një kuptim e falenderoj PD që e bëri të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqej që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it.Ajo që iu servir publikut shqiptar është një manipulim i shëmtuar.

A keni info që iu bën të mos besoni te ky dëshmitar?
Unë kam sy dhe veshë, kur pashë dhe dëgjova nuk u besova syve dhe veshëve. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Farsë mizerabël dhe se e organizon një parti politike, që teorikisht është alternativë qeverisëse dhe e organizon për të mashtruar dhe bllokuar negociatat, sabotim monumental.

Pse duhet të më besojnë shqiptarët mua?
Unë u kam qëndruar strikt, pasi u jam referuar atyre që kam ditur. Atyre që kam thënë për Tahirin unk u heq asnjë presje sot. Unë përgjigjen për të vendosur nëse është cënuar moralisht figura e ministrit të Brendshëm e kam marrë, dhe ai do të vijojë që të jetë në krye të detyrës që e bën me përgjegjshmëri dhe rezultate domethënëse, kjo një tjetër arsye se përse këta janë kaq të shqetësuar.

Akuzat ndaj PD....
Ndava me shqiptarët atë që po ndodh. Ky është sabotim i mirëfilltë, balta bën punën e saj në mjegullën që ndodhet sot BE, në raport me vetveten dhe lërë pastaj me Ballkanin dhe ne. Në qershor kam besim se nuk do të zbprasemi me një vendim që do të jetë pa dritë, sesi do të jetë dhe në cfarë mënyrë do na jepet mundësia për të ecur përpara është dicka për t'u materializuar në fund të qershorit. Ata e çmojnë progresin e bërë në Shqipëri, por të përballojnë edhe këmbënguljen time, por unë do të vijoj, pasi nuk kemi asnjë rrugë tjetër, që të bëhemi të bezdisshëm që të dëgjohet zëri juaj.

Negociatat mund të mos hapen për shkak të reformimit të BE apo baltës së opozitës?
Balta nuk është ajo që përcakton vendimin e Gjermanisë, Francës apo BE, por ushqen ata që brenda këtyre vendeve janë në parlamente në zyra dhe janë kundër jo Shqipërisë, por zgjerimit të BE dhe e thashë nuk kanë as kohë, por as dëshirë që kur marrin një lajm nga audio-video sh.p.k e SHQUP-it e lëshojnë në korridore, është një pengesë më shumë. Nëse opozita do të ishte e angazhuar si ne dhe do të shfrytëzonte ato pak miq që i kanë mbetur, prapë nuk do të kishte se do të ndryshonte qëndrimin e BE, por do të rriste energjinë pozitive. Asnjë vend sot në BE nuk ka bërë kurrë gjëra të tilla përmes opozitave, kjo e para.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 18/05/2018 16:48

    Ndaj ketij rasti te deshmitarit X edhe rasteve tjeta s eshte dashur nje kryminister te reagon me aqe force ;jane gjykatat dhe prokurotret qe merren me ceshtjen e drejtesise.Nderhyrja e kryeministrit ne ndarjen drejtesise do sjelle mossukses ne luften ndaj krimit dhe korrupcionit ne vendin tone.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 18/05/2018 14:18

    Je nje nga kryeministrat më fenomen të vëndit, dhe kurr mos lejo këta të paskrupullt të marin nëpërkëmbë integritetin e shqipëris. Kjo nuk është inçizim, por është llazorja e radhës ku Luli gjen veten me pretendimin për të ardhur në pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë