TIRANE- Sherefedin Shehu ka akuzuar paraditen e ditës së djeshme qeverinë Rama se po tenton të krijojë destabilitet financiar në vend me ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2013. Në një deklaratë për shtyp, Shehu ka deklaruar se situata ekonomike në vend është e qëndrueshme dhe kjo, sipas tij, është konfirmuar nga raportet e institucioneve ndërkombëtare.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi stabilitetin ekonomik të Shqipërisë. Situata u konfirmua edhe nga progres-raporti i Komisionit Evropian”, ka thënë Shehu, i cili ka hedhur akuza ndaj kabinetit Rama. “Qeveria synon destabilizimin e vendit. Këtë e dëshmuan ndryshimet në buxhet, të miratuara dje. Qeveria nuk ul shpenzimet e veta. Ajo vetëm sa zhbën ato që kemi bërë ne”, ka shtuar ish-zëvendëministri i Financave në kabitenin e mëparshëm.
Ditën e premte komisioni kuvendor i Ekonomisë miratoi ndryshimet në buxhet, që ulin shpenzimet publike dhe rrisin borxhin me 22.4 miliardë lekë mbi kufirin e fillimvitit. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani shpjegoi para deputetevë arsyet që, sipas tij, i çuan financat publike në këtë pikë. “Është rezultat i një pune ekstremisht të dobët nga dy autoritetet kryesore fiskale, por edhe të tretin, që janë lojrat e fatit, por janë Tatimet e Doganat përgjegjësit kryesorë”, deklaroi Cani.
Ndryshimet shkaktuan përplasje të forta në komision mes maxhorancës dhe opozitës së rikthyer në Kuvend. Debati nisi me planin e të ardhurave në tre muajt e mbetur të vitit.
“Në 8 muaj mosrealizimi mesatar mujor ka qenë 1.5 miliardë lekë, kurse ju do ta çoni në 5 miliardë lekë”, deklaroi ish-ministri i Financave, Ridvan Bode. “Në qershor 2013 kanë hyrë në fuqi akte elektorale që zbusin tatim-taksat. Ne njëri-tjetrit nuk mund t’i fshehim faktin se 6-mujori i dytë në kohë elektorale ka qenë shumë më i ngarkuar”, replikoi ministri Cani.
Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com