Pas akuzave të Partisë Demokratike se policia ka fshehur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Kolonjë, ku sipas PD-së, kreu i socialiostëvë të Ersekës, Orest Malushi ka qëlluar me armë në drejtim të anëtarit të Partisë Demokratike Zylyftar Byreku, ka reaguar Policia e Korçës.
 
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 26 shkurt 2016, ndodhur në Kolonjë, se ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Kanosje”, për shtetasin e dyshuar O.M., 38 vjeç, banues në Ersekë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Korçës.

Më tej policia thotë se ndaj 38-vjeçarit Malushi ka nisur procedim në gjendje të lirë pasi gjatë kontriollit nuk i është gjetur arma.
 
Sa i përket akuzave të PD për fshehjen  e ngjarjes, policia thotë se ajo është është pasqyruar e plotë në njoftimin e datës 27 shkurt 2016 dhe mund të gjendet lehtësisht në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Policia e Korçës fton partitë politike të mos shfyrtëzojnë çdo ngjarje për të bërë politikë dhe të lejojnë uniformat blu të bëjnë detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)