TIRANË- Partia demokratike ka vijuar denoncimin e saj në lidhje me pastërtinë e figurës së kryebashkiakut të ri të Vorës, Agim Kajmaku.
PD pretendon se Kajmaku është një person i cili është ndaluar dhe më pas është larguar nga shteti grek. Menjëherë pas denoncimit sektori i dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme ka filluar hetimet për Agim Kajmakun pas kërkesës së PD për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryebashkiakut të Vorës.
Kërkesa u ka shkuar ditën e sotme ndërsa pritet që autoritetet shqiptare të dërgojnë letërporosi në Greqi duke kërkuar të dhëna nëse Kajmaku ka qenë ose jo i dënuar në shtetin fqinj. Pak ditë më parë PD denoncoi kryebashkiakun e Shkodrës Valtrin Pjetri për të kaluarën e tij.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Pritet që në ditët në vijim të ketë dhe një përgjigje nga ana e Prokurorisë në lidhje me denoncimet e bëra nga selia blu.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)