PD nxjerr dokumentet: Valdrin Pjetri u dënua në 2003 në Itali me burg për drogë

TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën dhe është dëbuar. PD thotë se për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit, por në fakt sipas drejtësisë italiane kur dënimi është poshtë dy viteve dhe për herë të parë pezullohet.

Për PD-në, dëshmia e penalitetit që publikoi pak ditë më parë Pjetri nuk ka vlerë, pasi sipas selisë blu pas kalimit të 10 viteve nga dënimi ajo del e pastër. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzon kryeministrin Rama se ishte në dijeni të dënimit dhe informacionin sipas tij e ka marrë në të njëjtat kanale diplomatike si selia blu, por e mori në mbrojtje kryebashkiakun e ri.

"PD publikon kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të Valdrin Pjetrit. Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri është dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003. 

Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali. Rama hesht dhe mbron Valdrin Pjetrin nga drejtësia. Edi Rama u njoftua nga partnerët ndërkombëtar për dënimin e Pjetrit. Valdrin Pjetrit i ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik" deklaroi Bardhi.

Deklarata e plote e Gazment Bardhit
Edi Rama hesht prej 2 javësh që kur Partia Demokratike zbuloi për opinionin publik se kandidati i tij për Kryetar të Bashkisë Shkodër është një trafikant droge, i dënuar në Itali 16 vjet më parë.

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi edhe njëherë se bashkëqeverisja me krimin e organizuar është projekti i tij i vetëm që i siguron pushtetin.
 
Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.  
 
Edi Rama hesht për të mbrojtur Valdrin Pjetrin dhe karrigen e tij të kalbur nga bashkëpunimi me krimin. Ai hesht megjithëse ka marrë zyrtarisht përgjigje që Valdrin Pjetri është i dënuar dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.
 
Me vetëdije, me informacion të plotë për të kaluarën kriminale si trafikant droge, Edi Rama e emëroi Valdrin Pjetrin në 24 Korrik 2019 si drejtues politik të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër. 

Ndiqeni sesi në 30 Korrik, Edi Rama e vesh me mburojë të plotë politike Vakdrin Pjetrin në 30 Korrik. 
 
Kur bënte këtë pohim Edi Rama e dinte që Valdrin Pjetri ishte një trafikant droge i dënuar në Itali. Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatike, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike.
 
Në vend që të distancohej menjëherë nga drejtuesi i tij politik në qarkun Shkodër, Edi Rama heshti dhe urdhëroi Valdrin Pjetrin të mashtronte qytetarët e Shkodrës, duke i premtuar atij mbrojtje nga drejtësia.
 
5 ditë më parë Valdrin Pjetri u detyrua të mohonte të kaluarën e tij kriminale. 
 
Kjo që sapo dëgjuat është një mashtrim.
 
Mashtrim ishte edhe publikimi i disa ditëve më parë, ku drejtuesi politik i Edi Ramës në Qarkun Shkodër, njëlloj siç bëri disa vite më parë edhe Elvis Rroshi i Kavajës, nxori dëshminë e penalitetit për të mohuar dënimin. Çdo shqiptar e di se pas kalimit të 10 viteve nga momenti i dënimit, dëshmia e penalitetit del e pastër. Aty nuk shfaqen dënimet e mëparshme. 

E vërteta është se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar. I dënuar për trafik droge.

Duke qenë se Prokuroria po e zvarrit çështjen, Partia Demokratike po sjell prova autentike për dënimin në Itali, Firenze, të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër, pretendentin për Kryetar Bashkie. 

Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i Kuesturës së Firences.

Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence.

Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian. 

Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. 

Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian.

Të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit. 

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për: 
a)     “Prodhimin shitjen dhe trafikimin e e narkotikëve”. 
b)    Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie as personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, siç ëhstë Italia në rastin e Valdrin Pjetrit, në lidhje me këto vepra penale. 

Për këtë kategori personash, sipas ligjit të dekriminalizimit (neni 4), ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës.

Megjithëse përfshihet në një nga pikat më të forta të ligjit të dekriminalizimit, këmbëngulja e Valdrin Pjetrit për t’i shkuar mashtrimit të tij deri në fund, provon se ai ka mbrojtje në nivelin më të lartë të pushtetit. Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai kumbari i Valdrin Pjetrit, me kandidimin e të cilit poshtëron qytetarët e Shkodrës. 
Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë nisjen e mënjëhershme të procedimit penal ndaj shtetasit Vladrin Pjetri, për kryerjen në mënyrë të përsëritur, në të paktën 4 raste, të krimit të falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit.

Edi Rama dhe kukullat e tij në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë rast. Por ato nuk do të arrijnë kurrë t’i imponojnë Shkodërës dhe qytetarëve të saj të nderuar, një Kryetar Bashkie, pjesë të krimit të organizuar dhe një trafikant të dënuar droge.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vani: 13/08/2019 16:42

    Pse NUK ARRESTOHET Gazmend Bardhi që Emëroi një nga KRYEKRIMINELËT më të RRËZIKSHËM , DREJTOR BURGU në RROGOZHINË Afrim Zeqiri nga MALLAKASTRA (NJË BURGAXHI ORDINE) kur ishte MINISTËR DREJTËSIE , për 6 Muaj mbasi PDja doli nga ÇADRA e KRIMIT në Bulevard !!! Afrim KRYEKRIMINEL Zeqiri ka bërë BURG , dhe Gazment KUSAR Bardhi e bëri DREJTOR BURGU !?!!!!??? I BËJ THIRRJE EDI RAMËS , qê ti hapi LETRAT frim Zeqirit dhe të bëj AUDITIMIN , sepse ky Afrim BANDIT Zeqiri ka bërê KËRRDINË me VJEDHJE , ABUZIME , si dhe ju ka dhënë Leje 10 Ditore , BURGAXHINJËVE më të RRËZIKSHËM , në Shkëmbim të €UROVE , DOLLARËVE dhe LEKËVE , me QËLLIM ARRATISJEN !!! Mos qëndro Indiferent O Ed Rama , por BJERU KRRIMINELËVE të PD KRRIMIT , sepse duan PUSHTET nê TAVOLINË !!!!! Gazmend KUSAR Bardhi të shkoj përpara DREJTËSISË për SHPËRDORIM DETYRE

    Përgjigju
  • Fredi: 13/08/2019 15:27

    Do jetë ndonjë person tjeter me të njëjtin emër..hahahahaha

    Përgjigju
    • shqupsit: 13/08/2019 16:06

      eshte hera e pare qe pd-ja si parti fashiste qe eshte te shpifi??o i shpifur?/per pjetrin sme rruhet farepor te besoj kete debil qe na paska qen dhe minister 6 muaj dhe per cdo njeri kane nga nje leter te perpunuar.nuk vihet ne pusht-et o pushta me shpifje me sharje nga mengjesi deri ne darke.altenative o fashista quhet.o fashista qe meuat fjalen demokraci sa zbritet nga mai por kuptimin kurre nuk do e mesoni.

  • Jim: 13/08/2019 15:05

    Po mire ku I gjeni keta plehra qe vini u bete me keq se PD qe parti muti ka qene qe kur u krijua parti e rruges e shkatrimit dhe e dhunes Nuk ka nierez PS qe te perfaqesohej po duhen gjetur njerez te tille Ju jepni material atyre qe tju luftojne Turp

    Përgjigju
  • Meta: 13/08/2019 14:37

    Bardhyli eshte "shgerti" genejshtrave, Kryemjeshter ordiner genjehstar eshte Salihu,jashte gjithe kunkrences,tani vije Alibeja,Ristsni,Nishani,Paloka I vrullshem,Basha genejshtar narcisoid,E se fund dalur nga junioret eshte Gazmend Bardhi.Ky genjen per te fituar persheshin.KY eshte genejshtar naiv e primitiv.Ky e di qe genjen dhe e di turpin e genjesh tres se vete,eshte "shegert" I subjekti.

    Përgjigju
  • Tutu: 13/08/2019 14:34

    Edi Rama e ke bere PS ne si hale alla turka me grope septike te hapur....

    Përgjigju
  • Papi: 13/08/2019 14:22

    Vetem nje merite nuk mund tja heq plakut mere Informacioni kalon me pare te ai pastaj te qeveria Hahaaa Rama kerkon te jete dryshe si gomari qe enderronte para ujkut E si mund ta le voltana zyren per tja dorzuar ketij

    Përgjigju
  • moderni: 13/08/2019 14:08

    largoheni kete legen se e ka treguar veten cfare fare e keqe eshte. Eshte nga ata pisat capacula qe merreshin me droge nderkohe qe kishin nje permesso per motive studimi...na kane prishur imazhin legenat.

    Përgjigju
  • emigranti: 13/08/2019 13:54

    Gazment plehra, te ashtuquajtura dokumente zyrtare qe paraqet jane per te fshire menderen,e kupton apo nuk e kupton o legen.Ku e kane vulen e kuestures se Firences dokumentat qe paraqet o bir ..... PO te kesh vendim gjykate te formes se prere nxirre po pate, sepse policia nuk te leshon asnje dokument per denimet me burg

    Përgjigju
    • moderni: 13/08/2019 14:33

      Me aq sa duket aty, dokumenti thote se i eshte refuzuar permeso sepse ishte arrestuar ne flagrance dhe ishte cuar ne gjyq me procedim te shpejte. Mbase ai ka marre pafajsine nga gjykata, por duhet ta provoj. Dhe fakti qe eshte arrestuar nuk deshmon mire per ate.

  • PD Krrimi dhe LSI Plaçkitja: 13/08/2019 13:30

    Ehuuuuuuuuuuu!!! Kèta tè PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES , janè tè gjithè KRRIMINELÈ , HAJDUTÈ , BANDITÈ , KUSARÈ , TRADHTARÈ dhe KRYEHORRA tè PANDÈSHKUAR nga (PA)DREJTÈSIA e PLEPAVE tè Durrèsit , kurse ju Komentues tè PD KRRIMIT , flisni LLOGJE KAVAJE alla Gazmend BANDIT Bardhi !!!!!! Edhe nè qoftèse Valdrin Pjetri ka qenè i Dènuar nè Itali , kujt SHQIPTARI , i ka Prishur Punè , apo kujt SHQIPTARI i ka VJEDHUR XHEPAT ?????!!!! Pèrgjigja èshtè Askujt !!!! Dèmin ja ka bèrè Vetes sè tij dhe Familjes sè tij !!!!! Kurse Petrit Vasili , Lul Basha , Vangjel Tavo , Tritan Shehu , Na kanë VRARÈ , VJEDHUR , TRADHTUAR dhe na kanè PLAÇKITUR neve SHQIPTARËVE kètu nè SHQIPËRI , dhe NUK janè Ndèshkuar nga (PA)DREJTÈSIA e PLEPAVE tè DURRÈSIT !!!! Vetèm DREJTÈSIA e RE do t'ju SHKÈRDHEJ ROBTÈ këtyre të gjithëve si të MAJTË dhe të DJATHTË , dhe pastaj NUK do t'ja bëjnë më kurrrrrrë GAM GAM , si QENI : Elvis Roshi , Valdrin Pjetri , Arben Ndoka , Armando Prenga sepse kèta tè 4 qè Pèrmenda Unë më Sipër janë ËNGJËJ ,po ti Krahasosh me KRYEKRRIMINELËT , KRYEHAJDUTËT dhe KRYETRADHTARËT e PD KRRIMIT dhe të LSI PLAÇKITJES , që Nuk janë DËNUAR ende nga DREJTËSIA !!!!!

    Përgjigju
    • Tarrasi: 13/08/2019 15:54

      Hahaaaa hajde k... hajdee Dmth ti po thua qe nqs Valdrini te ka q...ty ne b..th kujt po i rruhet se ne fund te fundit ty ta ka ngulur...no problem!!! Ik o i vrare bej ndonje plazh nga lumi!!!

    • Altini: 13/08/2019 14:10

      Provoji qe Jane kshu si ata po provojne qe Valdrini ka qene trafikant. Rama e ka bere zakon. I ben kazane te gjithe e kur I ngel dopjo gjashta ben si I bukuri shejtan

  • vija: 13/08/2019 13:29

    Na bashkon vija e bardhe.., eshte pune vesi

    Përgjigju
  • peoples: 13/08/2019 13:18

    Torja Tore By*a

    Përgjigju
  • Mondi: 13/08/2019 13:03

    Z.kryeminister provo te kunderten ose prano qe e gjith ps e ka uzurpuar krimi. Nuk kishe nje njeri te paperlyer per shkodren

    Përgjigju
  • Toni: 13/08/2019 12:43

    E mer edi ram. Nuk hoqe dore nga drogaxhinjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve