Policia e Tiranës ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për fshehjen e një ngjarje në Priskë të Zall Herrit ku janë arrestuar sipas selisë blu dy kushërinj të deputetit Qefalia.
 
Policia njofton se pasditen e sotme janë arrestuar dy persona, Haxhi dhe Vullnet Qefalia me akuzën e prodhimit,mbajtje dhe shitje të bimëve narkotike, pasi u sekuestruan 59 kg kanabis.
 
Gjatë kontrollit të banesës të marrë me qira nga  Haxhi Qefalia është  konstatuar 55.3 kg kanabis, ndërsa është kapur në flagrancë  në një distancë rreth 20 m,  larg kësaj banese në tentativë për t'u larguar vëllai Vullnet Qefalia me 3.7 kg kanabis.
 
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një çift Sh. K., 53 vjeç dhe Xh. K, 53 vjeçe po nga Priska e vogël, pasi ishin pronarët e banesës  ku u gjet lënda narkotike të cilën ia kishin dhënë me qira  gjysmën e banesës Haxhi Qefalisë dhe në pjesën tjetër të kësaj banese jetonin vetë.
 
Selia blu akuzoi se ministri Tahiri ka bllokuar daljen e informacionet dhe po bëhen të gjitha ndërhyrjet për ta nxjerrë të afërmin e deputetit Qefalia.


dy.b/shqiptarja.com