Pas publikimit të videos nga PD të cilët pretendojnë se ministrja Olta Xhaçka udhëton me helikopter ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.
Përmes një postimi në Facebook, zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi shkruan se këto helikopterë përdoren nga ministrat në përputhje me ligjin dhe vetëm për punë dhe jo për të shkuar me pushime siç përdoreshin në kohën e demokratëve.
Koçi ka akuzuar PD-në si një parti që kërkon të bëjë fushatë me trillime të shëmtuara, madje me batutë shkruan se meqënëse nuk shënojnë dot gola, u janë dedikuar autogolave.
Ditën e sotme, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar një video ku pretendojnë se shfaqet ministrja Olta Xhaçka duke hipur mbi helikopterin të cilin e përdorin për të shkuar në takime elektorale në Dibër.
Sipas demokratëve, kjo video është filmuar ditën e premte, e cila ka shkuar në Dibër dhe më pas është kthyer në Tiranë brenda ditës.
"Përgjigje për të papërgjegjshmen. PD është rëndë! Ngulmon të bëjë fushatë me trillime të shëmtuara. Meqë s’bën dot gola, i është dedikuar autogolave. Pa pikë turpi partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura. Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë! Dhe ulërin pale... pse nuk bëni si kam bërë unë, sepse duan patjetër që qeveritë t’u duken njerëzve njësoj. Simfoni intrige per orkester dhe babale! Por publiku meriton një sqarim!
Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë" - shkruan Koçi.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.1%
-
Jo
40.1%
-
Jam i/e dyzuar
5.8%
Vota total: 2218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spartak Ngjela: A po lodhet kot Berisha me protesta kur nuk ka vota dhe përkrahje reale?
23 Shkurt, 18:03
-
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter
23 Shkurt, 16:46
-
‘Shërbimi i Jashtëm strehë pensioni për ish-deputetët e PS’, Tritan Shehu ‘i del kundër’ partisë! Vlerëson kandidaturën e socialistit Kollçaku për ambasador
23 Shkurt, 14:40
-
Pamje mahnitëse nga Parku Natyror 'Liqeni i Ulzës', Rama: Destinacion i preferuar për vizitorët
23 Shkurt, 14:04
-
Berisha 'legjitimon' dhunën e deputetëve të PD-së dhe bën gafën e radhës, quan qytetarin 'bandit pa uniformë'
23 Shkurt, 14:00
-
VIDEO/ Berisha kërcënon sërish për sulme: Kam dhënë porosi që të vëzhgohen selitë e PS! SPAK asnjë hetim për nxitje dhune
23 Shkurt, 13:33
-
Molotovët kundër policëve dhe xhamisë në protestën e 20 shkurtit, lirohen 18 'kryengritësit e armatosur' të Berishës! Lihen në detyrim paraqitje
23 Shkurt, 09:23
-
Vetëm 17% e demokratëve votuan, Matilda Qurku zgjidhet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Sarandë
22 Shkurt, 19:36
-
Furnizoi ‘Benzin’ me naftë dhe u largua pa paguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë (VIDEO)
22 Shkurt, 09:23
-
Më 28 shkurt protesta e radhës e PD, Berisha - strukturave: Dhuna e 20 shkurtit ishte suksesi ynë i ri (MESAZHI)
21 Shkurt, 20:59
-
Berisha kërcënon me sulme ndaj selive të PS/ Balla thirrje demokratëve: Mos e merrni veten në qafë nga urdhrat e një plaku matuf
21 Shkurt, 15:28
-
Bajram Peçi: Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!
21 Shkurt, 14:35
Jep arsyen o mashë e pushtetit te shkermoqur, qe talleni me leket e popullit. Pse u ngrit helikopteri, kush ishte urgjenca, nese perben pune sekrete deklaroje zyrtarisht jo me fb, se e keni kthyher shtetin fb dhe instagam! Cdo dite e me shume diskretitoheni ne syte njerezve te rropatur e lodhur nga kjo klase politike e degjeneruar koke e kembe.
PërgjigjuLereni me këta tradhëtar sepse i ka kapur rusia dhe nuk din më as qfar flasin e as qfar thonë ... pd është mjerimi i kombit shqipëtar!
Përgjigju