TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri sa të zbardhet e vërteta ligjore lidhur me akuzat e bëra nga PD-ja, Valdrin Pjetri dhe PS-ja i ka rrugët e ndara. Në reagimin e parë lidhur me këto akuza të njëpasnjëshme nga selia blu, kreu i qeverisë ka mohuar që të ketë pasur dijeni lidhur me dënimin e Pjetrit nga drejtësia italiane në vitin 2003. Ai shkruan se kurrsesi nuk e kishte menduar që Pjetri, do kishte gënjyer mbi të shkuarën e tij, teksa ka theksuar se kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, do të mbajë përgjegjësi dhe se pasojat e këtij veprimi do të jenë individuale.
"Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS", shkruan Rama.
Ditën e sotme, PD-ja nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka publikuar disa dokumente, që sipas tyre është kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences e cila tregon se Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge. Nga ana tjetër, Pjetri i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se është i hapur për çdo lloj verifikimi.
Si pasojë e këtyre zhvillimeve politike, burime për Report Tv bëjnë me dije se Këshilli Bashkiak nuk do të konstituohet në datën 21 gusht, siç ishte planifikuar, madje gjasat janë që të bëhen edhe zgjedhje të parakohshme për këtë bashki, nëse akuzat e PD-së do të rezultojnë të vërteta.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2957
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita! Bardhi: Fitore politike e tij! Meta nga burgu: Urime
27 Nëntor, 11:29
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Aksioni në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
26 Nëntor, 16:15
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
26 Nëntor, 10:07
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
Turp i madh per PS e Ramen. Nuk eshte faji i opozites qe me gafat e saj mazhoranca e armatos ne luften politike. Bile ne kete rast opozita meriton nje bravo per denoncimin e depertimit te individeve me rekorde kriminale ne administraten publike. Pavaresisht nga kush dhe per cfare arsyesh, thenja e te vertetave me interes publik, duhet perkrahur e stimuluar.
PërgjigjuCfar hetimesh do bej prokuroria,kush ka sy te lexoj Rama e thot vet ne postime qe Valdrini eshte drogaxhi.Ky po thot qe kandidova nje te ndershem si veten,trafikant.Me shqip se kaq cfar te thot prokuroria?Qe neser,asnje minut me vone, prokuroria mund te dal me nje deklarate sepse jemi ne kohen e internetit dhe kompjutetave dhe jo te postes me bicikleta.Brenda dites prokuroria verifikon nese nje person eshte i denuar apo jo.Kush jeton ne Itali e di qe nje certifikate e pastertise nxiret ne 10 minuta pasi gjithcka eshte ne kompjuter.Hajde Edo hajde,cfar po e mashtron ket popull.
PërgjigjuE holle dobicin ne ferra e tani po na del si shenjtor o Edi.Trafikanti me trafikant jeton,i ndershmi flaket tutje.Tham po ndryshon dhe Shkodra fal Rames por ja fute aq thell sa turp te vij.Nese do PS te paster qe neser duhet te shpallesh zgjedhje te pergjithshme por nuk e ben dicka te tille se PS eshte bere vater trafikantesh.Mos na bej tani si viktim se me ket rast i ke heq vizen e kuqe vetes dhe partise.Voltana eshte nje llum por me mir nje llum se nje trafikant droge si ti.
PërgjigjuZoti Rama,me mire nje e paafte si Voltana e molotovit se nje drogaxhi si Valdrini i Edi Rames.Filloi ndryshimi ne gjitha bashkite e Shkodres ja fute sa krahu.A po e nxjer ne FB nje video si po rilind Shkodra me fitoren e nje drogaxhiu te sjell nga Tirana nga vet ti? Po nuk mund te beje nje Astrit Bushati kryetar qe eshte nga familje qytetare e nderuar shkodrane por e hoqe fare nga gjitha funksionet per te ven ne krye kartelin e droges? Nese perseriten ne Shkoder,zgjedhjet te perderiten ne gjith Shqiperine,populli te zgjedh kryetarin nga zgjedhje demokratike e jo nga trafiku i droges.Nuk ta ka fajin Voltana se na dole me i qelbur se Voltana.
PërgjigjuO Edo,na bere te vim nga jasht te votojm per ndryshimin e Shkodres dhe na servire nje trafikant qe t'ja lejsh prap Shkodren ne dore te PD.Po luan me ne dhe po doli e vertet kjo gje duhet te japedh dorheqjen per respekt te popullit te Shkodres.Nxire te verteten qe neser e mos zvarrit kot se trafikanti zgjedh trafikantet.Nese vertet Valdrini eshte drogaxhi ateher dhe ti je si ai dhe turp te kesh qe na bere te votojm nje drogaxhi.Tani qe doli maskaralleku(gjithmon nese eshte e vertet) tani qenka i ndare nga PS ky Valdrini?Jo Edo,nese del e vertet,ti Valdrini dhe PS-ja jeni trafikant.Jam shum e zhgenjyer qe le Shkodren ne balte per interesa droge.
PërgjigjuTurp i madh qe nuk jeni ne gjendje te verifikoni figurat e 61 kryetar bashkish.Dhe nje here qe menduam se do ndryshoni Shkodren dhe kte her do beni zgjedhje te parakohshme se keni zgjedhur nje trafikant.Ke mbajt ne postet me te larta te shtetit nje trafikant e tani i paskeni rruget e ndara se i doli maskaralleku.PD gjen dokumentat e qeveria nuk e paska dit?Po nuk pati Shkodra nji qytetar te ndershem qe solle ket trafikant nga Tirana?Po perserite zgjedhjet ne Shkoder duhet ti perseritesh ne gjith Shqiperine.
PërgjigjuJu si parti e madhe qe jeni nuk beni dot nje veting brenda partise para se ti beni anetar. Kaq te paafte jeni. Dita dites po te del boja o Ed shalgjati po te ngelet kallaja.
Përgjigjupo mir o kryetar po turp e zor nga vetja nuk te vjen qe je perdorur si fasad??!!vajte bere fushate per kete tipin pa patur asnje lloj informacioni..po pse kaq te veshtire e ke te maresh informacion per 20 perona qe do te zgjidhen ne zgjedhje??!!nuk e besoj qe je kaq i pa afte...po bjeri gajdes rehat se ke bere bingo me ate opozite
PërgjigjuE leshove Valdrinin se je kap matt edhe nuk ke ndare gjera me ate sic ke ndare me Dakon, Tahirin e sh te tjere. Maksimumi keni ndare ndonje vize te bardhe te dy bashke!
PërgjigjuJo z kryeminister Jo mos bjere ne batakun e PD sepse shqiptaret Jane mesuar me akuzat e ketyre banditeve keta Jane Plehra dhe si te tille keta duhet te shporren njehere e mire . Keta Plehra duhet te dalin jashte ligjit dhe te perfundojne ne burg
PërgjigjuO Ed Palla po çfar mendon ti o tuaf kta fundërrinat e pd flasin kot si mendon ti se kaq idjot jan pd. Po dhe po të jen kaq idjot për ty është fitore se ata diskretitojn veten. Nē të kundërtën ti hsp krahun. Se stë falet të vësh ksndidat të till pa i njohur e sdudjuar . E fai kryesor është i joti mor Ed Palla.
PërgjigjuCa fati te keq paske pas me meshkujt mor Edo! Ku te shkon dora ty, kriminel qellon. Drejto nje here gishtin nga vetja mor bure se mos po shpetojme dhe ne. Po ti mer burre nuk kishte gjithe ata cuna te mire pre Shkodre, por gjete kete Valdrinin. Po si kshu merr burr, i le bashkite rrugeve pa kryetar. Tung,
PërgjigjuVetem roli te ka ngelur qe te justifikosh situaten... e bere Ps ne si nje cope ku mblidhen vetem miza... !!! Po kur i dhe zotrote celesat e kafastred nuk pyete per te !!!???...
PërgjigjuProblemi je ti zotri, ju keni kthyer shqiperin ku meritokracia dhe e ardhmja e cdo indiviti eshte puna e piset, njerzit e ndershem po ikin perdite, biznesi eshte ne krize ndersa ti je rrethuar nga servila dhe kriminele te kalbur ne leke dhe je larguar nga raliteti. Por nuk e ke te gjate sepse je bere tipi njeri qe sje per drrjetim por je per ne shtepi.
Përgjigju