Akuzat e policisë për aksidentin në
Velipojë, Xhika: Jo ARRSH fajtore

Përplasja mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së shtetit për aksidentin e rëndë në Shkodër ka vazhduar dhe sot.

 Në një deklaratë për shtyp, kreu i ARRSH ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Policia e Shtetit, duke theksuar se segmenti në fjalë është i pajisur më së miri me sinjalistikë dhe elemente sigurie.

Nga ata tjetër, sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një rrugë dytësore, jashtë juridiksionit të ARRSH.

"Duket qartë tendenca  e disa kritikëve për të akuzuar Autoritetin Rrugor Shqiptar por njëkohësisht edhe qëndrimi i disa institucioneve që duan të largojnë përgjegjësinë  nga ana e tyre.

Konkretisht për këtë aksident i cili ka ndodhur jo në aksin që i përket juridiksionit  të Autoritetit Rrugor Shqiptar por ka ndodhur 30m  jashtë këtij aksi, pra në një aks lokal dhe tabelat kanë qenë të gjitha", 
shprehet Xhika. 

Xhika solli në vëmendje një analizë të ARRSH, sipas së cilës vetëm 4% e aksidenteve ndodhin për shkak të mungesës së sinjalistikës.

"Sigurisht që shprehet qartë  mendimi i analistëve  dhe i ekspertëve të sigurisë rrugore  ku vetëm 4 %  e këtyre aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e gjendjes së rrugës. Pjesa tjetër ka ardhur  si pasojë e faktorit drejtues automjeti  dhe gjende automjeti", u shpreh Xhika. 

Ai shtoi se tashmë 75 e rrugëve të Shqipërisë janë të mbuluara me sinjalistikë, ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes e të respektojnë rregullat e qarkullimit për të mos u përfshirë në aksidente.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen