Akuzat e politikës për magjistratët/ Metani në ‘Kontrast’: Drejtësia nuk bëhet me deklarata! Drejtohuni ILD

TIRANË- Mes akuzave nga opozita për gjyqtarë dhe prokurorë që shkelin ligjin, Inspektori i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani ka deklaruar se nuk mund të bëhet drejtësi me deklarata politike, prandaj u ka kërkuar që t’i adresojnë këto ankesa pranë institucionit të tij që të gjejnë zgjidhje.

“Mos bëni deklarata, por drejtojuni me ankesë ILD, vetëm kështu sjellim frymën e respektimit të ligjit”, tha Metani.

Një tjetër çështje për të cilën ka një interes të lartë publik, ajo e vulës së PD-së gjyq i cili po zgjatet prej muajsh, Metani sqaroi pse ILD nuk mund të ndërhyjë për të shpejtuar apo ngadalësuar një proces gjyqësor. Në një intervistë në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Metani tha ILD-ja nuk zëvendëson organet gjyqësore.

“Nuk ndërhyjmë në procese gjyqësore. Kur përfundon gjyqi, atëherë i lind e drejta ILD që të evidentojë shkeljen pas bërjes së ankesës. Nuk ka asnjë akt as për të përshpejtuar as për të ngadalësuar, as për të ndërhyrë, çdo çështje do marrë rrugën që parashikon ligji. Nuk zëvendëson organet gjyqësore ILD”, shtoi ai.

Në 3 vite, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ka çuar për procedim penal 30 magjistratë dhe kjo shifër për drejtuesin, Artur Metani, është tregues se ky institucion po funksionin.

“Institucioni po funksionon! Në 3 vite funksionim janë hetuar mbi 80 magjistratë, 30 prej tyre kanë shkuar për procedim disiplinor. Puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve kontrollohet nga gjykatat dhe prokuroritë më të larta, veç këtyre për të bërë balancën.  ILD nuk zëvendëson organet gjyqësore dhe punën e tyre, çdo ndërhyrje e këtij kontrolli të jashtëm është ndërhyrje në punën e brendshme është jo e shëndetshme", tha Metani. 

Një tregues i mirë, thotë Metani, për punën e ILD-së, është edhe numri i ankesave, ku tha se deri më tani numërohen rreth 5000 të tilla, nga të cilat rreth 3000 kanë marrë zgjidhje.

“Numri i ankesave është një besim për punën e institucionit dhe nuk ka asnjë shqetësim që qytetari ka mbi punën tonë. Në zyrat tona kemi rreth 5100 ankesa, janë trajtuar rreth 3500 ankesa dhe çdo ankesë do të trajtohet dhe çdo shkelje do shkojë para këshillave dhe do trajtohet sipas ligjit”, shtoi Metani në ‘Kontrast’.

Kreu i ILD nuk i ka mohuar presionet që ka pasur në drejtim të gjyqtarëve e prokurorëve që vijnë nga politika. Kur flet për presione, i referohet edhe akuzave që vijnë nga të dyja kahet politike, kryesisht punës së bërë nga SPAK. Në këtë rast, ai e ka parë si të duhurën fakti që këtyre akuzave nuk ka pasur reagime apo kundërpërgjigje nga ana e KLP, KLD, apo edhe vetë ILD. Kjo sepse Metani tregon se është i mendimit që ato duhet të flasin me punën e tyre dhe jo me deklarata.

 “Është bërë thirrje që institucione t të tregojnë pavarësinë e tyre. Unë kam deklaruar vetëm një herë, KLP e KLGJ ka reaguar, nuk mendoj që kjo është rruga, deklarata politike për drejtësinë ka përditë dhe institucionet nuk do rrinë përditë, pavarësinë nuk e tregojnë duke bërë deklarata, por me aktet e tyre. Mbi 80 magjistratë të hetuar apo 30 të proceduar dhe as KLP, as KPA as media, nuk ka pasur akuza se janë hetuar për arsye politike, çdo ndërhyrje ka qenë në ligj. Gjyqtari dhe prokurori të jetë i pandjeshëm nga presioni në media dhe politika, por institucioni që duhet të ndërhyjë është ILD. Dhe nuk ka pasur evidenca dhe kjo është garancia më e madhe. E rëndësishme që gjyqtarët dhe prokurorët të ndihen të lirë. Nuk mendoj që gjyqtarët dhe prokuror të kanë arsye që ata mund të intimidohen, e të mendojnë që ILD apo këshillat mund të kenë ndërhyrje politike”, tha Metani.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alkeo: 24/01/2023 20:06

    O Artur te keqen e tullës se ke qënë djali i edukurar jo halabak po këllqe sështë se ke si personaëitet . Po aman po pse merreni si ILD me budalliqe jo pse katundarit su njoftua, jo pse u shkel 15 ditëshi i mosfillimit. Aman shihni shkeljet reale nd Prok dhe Gjykata. Shihni psh si merren dosket pa short nga deejtuesi ne Prokueori dhw Gjykatës. Shihni si behen vendimet e zevdensimet e masave keni plot. Mos u merrni me trraplliqe merruni me Thelbin

    Përgjigju
  • saja: 17/01/2023 08:49

    sajmut hoxha, ish permbarues me shkelje te renda te konstatuara nga ish Min Dr. dhe me mase disiplinore dhe ti e emerove inspektor ... REFORME E DESHTUAR SI TI !

    Përgjigju
    • mudi: 17/01/2023 10:47

      ha haaa...dmth ky inspektori cope - cope do trajtoje ankesat tona ?! TURP !

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën