TIRANË- Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama se përse nuk ka nisur hetimet për Sali Berishës 'Non Grata', kreu i SPAK Arben Kraja thotë Prokuroria e Posaçme punon me kallëzime dhe jo deklarata politike.

"Deklaratat e Ramës? Nuk kam asnjë koment, sepse ne punojmë me kallëzime dhe jo me deklarata politike", është shprehur Kraja.

Ai është ndalur edhe te një tjetër akuzë e kryeministrit Rama, lidhur me hetimin e nisur ndaj ish-kreut të KED-së, Ardian Dovani se e gjitha ka nisur se kështu donte Ilir Meta. Në një reagim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Kraja sqaron se kjo padi është pushuar me kohë dhe fjalën e fundit e ka thënë edhe Gjykata e Apelit.

“Çështja e padisë së presidentit ndaj Ardian Dvoranit është pushuar kohë më parë dhe është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit”, thotë Kraja.

Nuk ka munguar edhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama i cili sërish e pyet se 'përse SPAK pse nuk ka reaguar për kampionët e korrupsionit në drejtësi'. Kryeministri shprehet se nuk i heq asnjë prejse deklaratës së tij, ku thekson se Kraja nuk duhet mjaftohet duke thënë se 'çështja është pushuar me kohë'. 

"Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s'ka lëvizur ende gishtin! Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës. SPAKU ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen tonë të palëkundur, por Shqipëria e shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë, të gjithanshme e të guximshme dhe e meritojnë atë pa humbur kohë e pa shmangur peshkaqenët me nam botëror të pushtetit gjyqësor apo politik", shkruan ndër të tjera Rama.

Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku kritikat ndaj SPAK i përqendroi të Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për Berishën, i kërkoi që të niste hetimet për shpalljen e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Tha se nuk heton mbi bazën e deklaratave publike, Rama-Krajës: Pse SPAK s'ka lëvizur gishtin për kampionët e korrupsionit në drejtësi?

1651837144_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer menjëherë reagimit që Arben Kraja ka bërë, duke thënë se SPAK nuk nis hetimet mbi baza të deklaratave politike. Rama i kërkon llogari duke thënë se përse nuk ka reaguar aq rrufeshëm për të vënë në pranga 'kampionët e korrupsionit në drejtësi'.

"Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës! 

Po meqë ka marrë përsipër të sqarohet publikisht, SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm, për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s'ka lëvizur ende gishtin!

SPAKU ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen tonë të palëkundur, por Shqipëria e shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë, të gjithanshme e të guximshme dhe e meritojnë atë pa humbur kohë e pa shmangur peshkaqenët me nam botëror të pushtetit gjyqësor apo politik", shkruan Rama.