Pas eksplozivit në oborrin e banesës së Xhisiela Malokut në Fushë Krujë dhe akuzave të saj në drejtim të opozitës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga deputeti i PD, Edi Paloka. Referuar shumicës, ai shprehet se që mund ta nxirrnin vajzën të deklaronte se e kishte vënë vetë tritolin e mendova, po që të deklaronte pas Ramballës, se ja kishte vënë opozita nuk arrita ta imagjinoja.
Keta kalojne dhe fantazine... Qe mund ta nxirrnin ate vajzen te deklaronte se e kishte vene vete tritolin e mendova , po qe te deklaronte pas Ramballes , se ja kishte vene opozita nuk arrita ta imagjinoja.
Ja pra dhe bomba ne ambasaden jugosllave u gjet...Rama i kalon vertete me distance paraardhesit e tij ne te keqe.
Edi Paloka
Pas sulmit në banesë, Xhisiela u shpreh se sulmi ka ardhur nga radhët e opozitës pasi ajo i nxori blof në lojën e tyre politike. Xhisiela, gjithashtu tha se asnjëherë nuk është ndjerë e kërcënuar nga Rexhepi apo dhe nga familja e tij, madje në momentin e shpërthimit të eksplozivit personi i parë që ajo ka telefonuar është kushëriri i ish-partnerit të saj.